description

Top 10 pagat në Kosovë

Publikuar: E premte 27 Gusht 2010, 11:19 9 Komente

Sipas të informacioneve të dhëna për Agjencinë e Antikorrupsionit, listës së pagave të larta në Kosovë i prijnë punëtorët e institucioneve të pavarura. Listës së top pagave më të larta në Kosovë i prin kreu i Trustit Pensional të Kosovës, raporton "Kosova Sot". Hiq më pak se 5.500 euro në muaj i merr Ardian Zalli për punën e tij. Kështu ka deklaruar vetë Zalli për Agjencinë e Antikorrupsionit. Duke marrë për bazë deklarimet e pasurisë dhe të ardhurave të tyre për AKK-në, kreu i PTK-së, Shyqyri Haxha, renditet i dyti me 5000 euro, ndërsa guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi, renditet i treti për nga paga e majme që merr. Ai ka deklaruar se merr 4.300 euro në muaj nga BQK-ja. Kryeshefi ekzekutiv i Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës, KOSTT, Fadil Ismajli, rangohet i katërti. Ai ka deklaruar se merr pagë nga ky institucion në vlerë prej 3.500 eurosh. Pas tij janë dy zëvendësguvernatorët e BQK-së, që marrin paga mbi tri mijë euro. Është Nexhat Kryeziu dhe Gani Gërguri që kanë paga rreth 3.300 euro. Paga të ngjashme kanë edhe dy zëvendësdrejtorët e Trustit Pensional të Kosovës, Agron Krasniqi dhe Vërshim Hatipi. Paga e tyre kap vlerën prej 3.100 euro. I teti në listën e top zyrtarëve me rroga më të larta është drejtori i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Agron Mustafa merr 3.014 euro pagë mujore. Pas tij renditet drejtori menaxhues i KEK-ut, Arben Gjuka, i cili edhe mund ta tejkalojë atë dhe shumë të tjerë. Ai ka deklaruar se merr pagë mujore prej 2.800 eurosh, por që ajo mund të rritet për 25 për qind brenda muajit. Në top dhjetëshen e pagave më të larta që kanë deklaruar zyrtarët e lartë kosovarë hyn edhe kryeparlamentari Jakup Krasniqi. Ai ka deklaruar se merr 2.700 euro për punën e tij si kryetar i Kuvendit të Kosovës.

 

PTK-ja, paga më të larta se institucionet

 

11 zyrtar të lartë të postës kanë përfituar nga rritja e pagave brenda institucionit ku punojnë. Menaxherët e PTK-së tani janë njerëzit më të paguar në vend në krahasim me ndërmarrjet e tjera. Rangimet e tyre prej gradës apo koeficientit 15 janë paguar nga 2000 euro. Tani shefi i prokurimit, Fatmir Gjonbalaj dhe drejtori për marrëdhënie me jashtë, Menduh Abazi, do të paguhen 3500 euro bruto. Diferencën prej 1000 euro më shumë do të paguhen edhe zyrtarët që kanë pasur gradën 16. Këta zyrtarë janë Xhevdet Smakiqi këshilltar, Elvis Pista këshilltar, Bardhyl Sejdiu shef i sigurimeve, Besnik Jani drejtor i burimeve njerëzore, Bedri Barku ushtrues detyre i drejtorit të ‘Valës’, Fatos Shema menaxher, Visar Xhaferi menaxher, Demir Lima drejtori i marketingut, Sllobodan Petroviq departamenti i kthimeve. Grada më e lartë në këtë ndërmarrje është 17, por përjashtim bën kryeshefi ekzekutiv, Shyqyri Haxha, i cili paguhet 5000 euro bruto. Menaxhmenti i lartë i PTK-së paguhet më shumë se presidenti, kryeparlamentari dhe kryeministri i Kosovës. Presidenti i Kosovës paguhet 3400, ndërsa kryeministri 2400 euro bruto.

 

Printo Dërgo
  • di

Komente


  • VESEL 03.09.2010 - 13:02

    turp o koft puntoret e shrbimef civile marrin130 ero ju turp u koft zoti ka meju vra dhe thmija thmis ka meju met me aftsi te kufizura dhe dhasht zoti grat e juja u tranofshin psiqikisht pa u marru zoti mus e lasht po tposhter ishikan ju vraft gjaku qe u derrdh per liri si e flliqt ju ne per kancellari turp tuyrp rurp o qen jin qenit qiti mish han qiti mut han ju jini ata

  • gulli 03.09.2010 - 8:54

    o mir esht kjo po kush esht ai budall si punonn per 150 euro ne muj po se di pse popullata nuk binden per diqka qe esht mir po secilit prej neve me ja dhan ate page e merr po leni njerzit me probleme te veta e ti gezojn ato qka i marrin hahha shum mir i gezofshi e i trashigofshi e ishalla i rrisin po esht nder me pas ne shtatin ton njerz me ksi lloj paga

  • FM 01.09.2010 - 0:39

    paga mujore marramendese te menaxherve te siperpermendur! diku rreth 60.000 euro ne vit. Une jetoj ne SHBA dhe menaxheri im ne firmen ku punoj merr $65000 ne vit!

  • Berlini 28.08.2010 - 22:05

    ishalla ne fyt ju jeni se kadal kadal kta jon tu ja bae vetit venin ne dubrav

  • albani 28.08.2010 - 9:55

    ne fyt ju metshin,Allahu ke me i vr nje dite,kane me pse femijt e tyne,derisa me puntor te arsimit lujn hajgare jo prej shtatorit po prej janaritte cilet maximumin e pages a e arrin ndonjeri 300 a jo,turp eshte per neve si popull qe nuk qohemi me i bo llom edhe me i pshty ne fytyr te gjitha ata,, po na dhunojn,keqtrajtojn te gjitha po nai i bojn kta udheheqsa,HARAM JU KOFSHIN

  • Irena-Prishtinë 27.08.2010 - 18:51

    Këta grykësa duhet urgjentisht të mbyllen në burg-sepse-varfëria marramendëse që si përbindësh zotron në Kosovë këtë e kërkon,ata që marrin ato para s'kanë shpirt human-e kush s'ka shpirt e ka vendin, drejt e në burg si Hashim Rexhepi.Pra sa më shpejt aq më mirë për Kosovën.

  • ramadan misimi 27.08.2010 - 15:26

    po qata po dojm mu qart kur po thojn mi privatizu PTK se nuk kan ku me marr pare sa te dojn , jo mi privativu po me kan si thaqi me shku me mi ja ngjit dryrin prej sodit , se me kis nejrsish si jan gurmana populli nuk ka me pas sa buk se jo tjera gjera

  • Dhaskalli 27.08.2010 - 14:57

    PTK dhe KEK janë ndërrmarrje fitimpruese dhe nese kanë produkt është krejt në rregull. Kurse Trusti Pensional i Kosovës vepron me para të të siguruarve të punësuar dhe sipas informacioneve ky Trust po pëson humbje milionshe në tregun botëror të valutave, andaj është apsurd si lejohet keqperdorimi i mjeteve të të siguruarve me të ardhura enorme që nuk kanë për bazë fitimin.

  • Qerkinaj 27.08.2010 - 14:04

    Kurr mos u ngivshin, duke shku nga ajo se keto shifra jan ato qe i dine gjithe bote kur njeri mendon se sa fitojn nga qeshtejet korruptive katastrof. Ishalla Hajer

arkivi i lajmeve