description

Ulen pagat në PTK, 7 milionë euro kursim

Publikuar: E premte 3 Shkurt 2012, 19:51 0 Komente

Nga data 1 e këtij muaji punëtorët e PTK-së nuk do të paguhen si më parë, madje kjo u është thënë edhe zyrtarisht. Gjatë ditës së premte ata kanë marrë një e-mail zyrtarë, ku u është treguar për uljen apo ngritjen e gradimit të tyre. Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të PTK-së, Milazim Alshiqi pranon se koeficienti nuk është ndryshuar në mënyrë gjenerale, e zyrtarët e PTK-së thonë se me gjithë pakënaqësitë, kjo ka qenë e domosdoshme të bëhet. Milazim Alshiqi pohoi për Kosovapress se sa të kuptojnë saktë se si ka ndodhur lëvizja e koeficientit, do të mblidhen dhe do të vendosin për hapat e mëtutjeshëm. Ndërsa zëdhënësi i PTK-së, Menduh Abazi pohon se procesi për harmonizimin e gradave ka zgjatur disa javë dhe se kjo është bërë për shkak të diskrepancës së madhe në mes të punëtorëve. Ai gjithashtu bënë të ditur se përveç uljes së gradës te punëtorët e menaxhmentit të mesëm dhe të lartë, ka pasur ngritje të gradës tek punëtorët që punojnë në sportel, në sigurim, në mirëmbajtje dhe tek postierët. “Me procesin e harmonizimit të gradave në PTK-ë, me ulje te disa dhe ngritje tek disa të tjerë, kemi arrit që brenda një viti të ulim shpenzimet në vlerë 6 milionë e 980 mijë euro. Punëtorët mund të jenë edhe të pakënaqur, por ky ka qenë një proces i domosdoshëm që të ndodh në PTK”, ka thënë Abazi. Kosovapress mëson se për menaxhmetin e lartë ku disa kanë pasur koeficientin 13 e disa 6, për të gjithë është bërë një mesatare prej 8.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve