USAID-i mbështet 18 ndërmarrës të rinj
USAID-i ka ndarë në Prishtinë grantet për 18 ndërmarrës të rinj, në mesin e të cilëve kishte shqiptarë, serbë dhe pjesëtarë të grupeve të tjera etnike që jetojnë në Kosovë, duke certifikuar kështu grupin e parë të fituesve të grantit që janë bërë partnerë të USAID-it për ndërmarrësit e rinj. Ky projekt ka për qëllim të zhvillojë ide e të rinjve për biznesin në praktikë. Grantet janë ndarë për të rinj me ide në sektorët e arsimit, konsultimeve për biznese dhe shërbimeve të dizajnit, teknologjisë informative e ide të tjera për biznes. Përfaqësues të USAID-it nëpërmes drejtoreshës, Mauren Shaukent, kanë thënë se me popullatën e re Kosova është vitale të investojë në mbështetjen e ideve të të rinjve për të zhvilluar biznese të reja. Ndërkaq, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Industrisë dhe Tregtisë Mimoza Kusari-Lila dhe ministri i Rinisë e Sportit, Memli Krasniqi, e kanë mirëpritur këtë iniciativë për ndërmarrësit e rinj. Ata thanë se janë idetë ato që kanë vlera sot. Ndërkaq në emër të përfituesve ka falënderuar njëra nga kandidate, Ardijana Balaj, e cila ka falënderuar në emër të kolegëve për ndihmën që u kanë ofruar atyre në hapjen e bizneseve të tyre. Përveç këtyre granteve, USAID-i ka bërë të ditur se janë edhe 200 ndërmarrës të tjerë, duke përfunduar planet e tyre të biznesit dhe të cilët në një të ardhme të afërt do të marrin grantet e tyre. 18 grantet e para kapin shumën e 103 mijë e 109 dollarë amerikanë. Agjencia e SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar është duke ofruar ndihmë ekonomike dhe humanitare në mbarë botën për më shumë se 40 vjet.
- Tenderi për likuidimin, “Roland Berger” e tërheq ankesën
- Prodhuesit kosovarë përmbushin vetëm 40 për qind të tregut
- KEK: Të hënën dorëzohen ofertat për KEDS
- Vendoset reciprociteti me Malin e Zi në transportin rrugor
- Përfundon BETA, nis “Relap”-i 12 milionë dollarë
- Autoriteti i Konkurrencës abuzon me veturat
- “Termokos”, lider i mossuksesit
- 284 biznese u shuan sivjet
- Tender për riaktivizimin e Bllokut A2
- Bullgarët ia mësyjnë Fabrikës së Baterive
- Në Merdar ndërpritet qarkullimi i kamionëve
- AKP-ja bllokon fermën e pulave
- Kosova përfiton 36.5 milionë euro
- Mbi 2 miliardë euro depozita
- Gallup: Korrupsioni në biznese në Kosovë, 83 për qind
- Në maj, konferenca për shitjen e PTK-së
- FMN-ja ia jep Kosovës këstin e parë, 5 milionë euro
- Panairi i Punës, premtohen 130 punësime
- “Ferronikeli” nuk e di kur licencohet
- 14 maji, afati për Federatën e Sindikatave të Elektrokosovës




ad_d.jpg)


Komente