description

Vetëm 2200 biznese me arka fiskale

Publikuar: E hëne 30 Gusht 2010, 21:09 3 Komente

Ka kaluar një muaj nga afati i fundit ku rreth 18 mijë biznese kanë pasur për obligim t`i instalojnë arkat fiskale, ndërsa deri më tani janë pajisur me arka vetëm 2200 tatimpagues me gjithsej 3300 arka fiskale. Përkundër këtyre shifrave tejet simbolike të tatimpaguesve që kanë instaluar arkat fiskale, zyrtarë të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), ndonëse afati për këto 18 mijë biznese ka skaduar, thonë se procesi është duke vazhduar normalisht. Derisa një numër i madh i bizneseve që ende nuk i kanë marrë pajisjet fiskale arsyetohen se presin deri në një muaj, edhe pse i kanë bërë pagesat në njërën nga dy kompanitë e licencuara për të instaluar arkat, por se këto kompani nuk ua kanë instaluar arkat ende. Njëri nga pronarët e biznesit me shumicë që tregton pajisje elektrike tha për gazetën se, edhe pse këto pajisje janë të shtrenjta, ai e ka paguar arkën. “Mirëpo ka dy javë që pres kompaninë për instalimin e pajisjes, por ata nuk vijnë. Bëhen se i kanë shpallur luftë evazionit, edhe nuk vijnë për të kryer punën. Unë po dyshoj se qëllimi është për të mbushur arkën e shtetit, por siç po duket qëllimi është që të shiten këto pajisje nga kompanitë që i ka zgjedhur MEF-i për të furnizuar bizneset me arka fiskale”, tha një biznesmen nën kushte anonimiteti, i cili ka thënë se këto pajisje elektronike fiskale atij i kanë kushtuar 1053,96 euro. Ndërsa, pronari i ShPK “Teuta’” në tregun me shumicë të Prishtinës, Bekim Krasniqi, po ashtu tha se ka më shumë se dy javë që ka bërë pagesën e arkës fiskale. Por se kompania në të cilën ai ka paguar arkën ende nuk ia ka sjellë atë, edhe pse ai për këtë ka paguar së bashku me TVSh-në para në vlerë prej 1305 euro. Sipas tij, ky obligim i kompanisë duhet të kryhet brenda dy javësh. Krasniqi thotë se pajisje të tilla janë shumë të shtrenjta, “dhe nëse vërtet kanë dashur të ndalojnë evazionin, Qeveria është dashur t’i japë këto arka në formë të rimbursimit. Ka dhe plot parakushte të tjera që duhet plotësuar. Këta janë kujdesur vetëm për shitjen e pajisjeve dhe kanë përzgjedhur kompanitë më të shtrenjta”.

(Më gjerësisht për këtë temë mund të lexoni në numrin e së martës të “Kosova Sot”)

Printo Dërgo
  • di

Komente


  • egi 03.09.2010 - 14:23

    qysh pe shoh une kjo klas politike ka vendos me e shkatru kete popull totalisht

  • DRINI 02.09.2010 - 21:54

    ARKAT FISKALE ESHTE MIRE T'U DERGOHEN ATYRE MINISTRAV TE CILET PO HETOHEN PER KEQPERDORIMIN E MILIONAVE EUROVE TE PARASE PUBLIKE T'U VENDOSEN NE KONTOT E TYRE JO NE XHEPA SE ATA JAN ETE KUJDESSHEM NUK I LENE NE XHEP PARAT POR DIHET KU. DHE SE DYTI ZOTERINJ QMIMI I VENDOSUN PREJ 1305 EURO PA MARRE PARASYSH SE ME QFARE BIZNESI KEMI TE BEJME ESHT KOMPANI SI BENAFI APO ELKOS OSE HIB APO NDONJE DYQAN FARESHITES KJO ESHTE TURP DHE SKA SI SPJEGOHET NDRYSHE POS SI PLAQKE QE JU BEHET BIZNESEVE OSE KERCENIMIT PER MBYLLJEN E TYRE NDRYSHE SI SPJEGOHET FAKTI SE ARKA DUHET TE BLEHET NGA X KOMPANIA ME ATE VLERE MARRAMENDESE. QAO HAJNA.

  • urimi 01.09.2010 - 12:15

    edhe une e kam paguar arken fiskale dhe ende nuk e kam te montuar une jam me lokal ne prizren asnji biznes afer meje nuk e ka paguar edhe ispekciono veq mu mka ardh spo e kuptoj por siq po shihet Amer Shales po i duhen paret per autostraden e kaeshtu e kan gjet ket menyr por ti mbytur bizneset ne kosov

arkivi i lajmeve