description

Vetëm dy ofertues për likuidimin e NSH-ve

Publikuar: E premte 10 Shkurt 2012, 19:12 0 Komente

Prej tridhjetë kompanive, sa i kishin tërhequr aplikacionet në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, ofertuan vetëm dy kompani: “Deloitte Central Europe” dhe “Roland Berger”, për të fituar tenderin për ofrimin e shërbimeve profesionale për likuidimin e portofolios së ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë, ndërmarrje këto që përafërsisht janë 600. “Deloitte Central Europe”, kompani kjo multinacionale, me qendër në Amerikë, ka ofruar tarifën fikse 4 milionë e 912 mijë e 36 euro, ndërsa “Roland Berger”, kompani nga Gjermania, ka ofruar tarifë fikse 5 milionë e 800 mijë euro. Komisioni i formuar në AKP ka vlerësuar që të dyja ofertat janë të përgjegjshme dhe kanë kaluar që të vlerësohen në bazë të ofertës financiare dhe asaj teknike dhe pas disa ditësh do të bëhet edhe përzgjedhja e njërës.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve