Vetëm reklamat nuk i sjellin investitorët
Reklama e Kosovës në CNN ka nxitur reagime të shumta, përveç skandalit që ndodhi me ndërrimin e shkronjave nga ‘Newbornit’ në ‘Newporn’. Ekspertët janë të mendimit se Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), është dashur që njëherë t’i krijojë kushtet e favorshme për investitorët e mandej të reklamojë Kosovën në mediume ndërkombëtare. Sipas ekspertëve, marketingu më i mirë dhe më efikas është stabiliteti shoqëror, ekonomik dhe politik në vend. “Tek e fundit, reklamimi më i mirë është kur, po e zëmë, qoftë një investitor i mesëm ka investuar këtu edhe që nuk ka pasur probleme juridike, politike dhe fizike”, thotë Riza Smaka, profesor në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.
MT: Gjyqësori në kolaps
Smaka thotë se çështja e korrupsionit dhe çështja më e ndjeshme anti-propaganduese për investime brendapërbrenda është që në vend se investitorët një pjesë të konsiderueshme të mjeteve t’i investonin në kapitale, ata duhet të destinojnë paratë për pushtetarët dhe të korruptuarit.“Me faktin se pothuajse gjyqësori është në kolaps, ku janë mbi 200 mijë lëndë të papërfunduara, kjo është alarmante për investitorin. Investimet kanë transaksione dhe në transaksione kontestet janë të pashmangshme”, thotë Smaka. Ai shton se sikur gjyqësori të ishte efikas, atëherë do të kishte besim, por te ne për të përfunduar një lëndë mesatarisht nevojiten pesë vjet.“Këto janë disa nga rrethanat që në mënyrën direket e pengojnë dhe e parandalojnë interesimin për investime brenda. Prandaj, unë do të kisha shkuar në linjën tjetër, që të luftohet kundër korrupsionit dhe defektet të tjera negative, e më pastaj do të vijnë ato reklamat ‘urdhëroni investoni’. Reklamat, sipas tij, mund të kenë edhe kundërefekte. Ndërsa, sa i përket ndërtimet nëpër komuna, ai thotë se ato janë ndërtime të egra dhe ilegale.“Si donë të investojnë kur nuk ka plan urbanistik detaj, ai plani është dashur të bëhet, kur perandoria romake ka pasur plane urbanistike se lëre me këtu, që nuk ka plane urbanistike që jemi në shekullin 21”, shprehet Smaka. Ai thotë se këtu, në këtë aspekt, funksionarët po kërkojnë të ketë sa më shumë mjegull, duke bërë kështu dëme të mëdha të parasë publike.“Ndër të tjera, mungesa e planifikimeve urbanistike është një nga pengesat themelore për investime. Si mund të investohet në një vend ku nuk ka plan urbanistik, si do ta marrë ai investitor lejen pa pasur plan të detajuar urbanistik, e jo të ndërtohet biznesi mandej të nxirret plani rregullues”, thotë Smaka.
157 milionë euro investime
Deri më tani, Banka Qendrore e Kosovës i ka publikuar të dhënat vetëm për gjashtëmujorin e parë të vitit 2011. Në bazë të raportit, në Kosovë vlera e investimeve të huaja ishte 157 milionë euro, shkruan ndër të tjera "Kosova Sot".
- Tenderi për likuidimin, “Roland Berger” e tërheq ankesën
- Prodhuesit kosovarë përmbushin vetëm 40 për qind të tregut
- KEK: Të hënën dorëzohen ofertat për KEDS
- Vendoset reciprociteti me Malin e Zi në transportin rrugor
- Përfundon BETA, nis “Relap”-i 12 milionë dollarë
- Autoriteti i Konkurrencës abuzon me veturat
- “Termokos”, lider i mossuksesit
- 284 biznese u shuan sivjet
- Tender për riaktivizimin e Bllokut A2
- Bullgarët ia mësyjnë Fabrikës së Baterive
- Në Merdar ndërpritet qarkullimi i kamionëve
- AKP-ja bllokon fermën e pulave
- Kosova përfiton 36.5 milionë euro
- Mbi 2 miliardë euro depozita
- Gallup: Korrupsioni në biznese në Kosovë, 83 për qind
- Në maj, konferenca për shitjen e PTK-së
- FMN-ja ia jep Kosovës këstin e parë, 5 milionë euro
- Panairi i Punës, premtohen 130 punësime
- “Ferronikeli” nuk e di kur licencohet
- 14 maji, afati për Federatën e Sindikatave të Elektrokosovës




ad_d.jpg)


Komente