Zv.kryeministri Pacolli negocion blerjen e hotelit “Grand”
Pesëmbëdhjetë marsi i këtij viti është afati i fundit kur ndërmarrjet shoqërore të privatizuara me spin-off special duhet t’i përmbushin obligimet ndaj Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), apo në të kundërtën ndërmarrjet do të ritenderohen. Ndërmarrjet që nuk kanë arritur t’i përmbushin obligimet e zotuara gjatë blerjes së tyre janë “Grand Hotel Prishtina”, dy minierat e magnezit, ajo e Strezovcit dhe Goleshit, Fabrika e Duhanit Gjilan dhe Fabrika NBI Suhareka. Procedura e spin-off-it special nënkupton mosndryshimin e veprimtarisë së ndërmarrjeve. Një nga këto ndërmarrje të privatizuar me metodën e spin-off-eve speciale është “Grand Hotel Prishtina”. Privatizuesi që nga viti 2006, kur edhe e kishte privatizuar hotelin “Grand”, nuk kishte arritur t’i përmbushë zotimet për investime dhe punësimin e punëtorëve. Sipas burimeve të gazetës brenda AKP-së, blerësi i hotelit “Grand”, Zylqif Berisha, është duke zhvilluar negociata për një marrëveshje me Bexhet Pacollin, zëvendëskryeministrin e Kosovës. Sipas këtij burimi, ata kanë gjasa ta arrijnë marrëveshjen në mënyrë që bashkërisht t’i përmbushin zotimet që i ka ndaj AKP-së. Zylqif Berisha, pronar i hotelit “Grand”, e ka hedhur poshtë arritjen e marrëveshjes me Pacollin. “Këto janë spekulime dhe nuk qëndrojnë, unë jam duke i përmbushur obligimet që i kam ndaj Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) dhe gjithçka është duke shkuar mirë, por nuk jam në marrëveshje me Pacollin”, ka thënë Berisha. Ai ka thënë se tashmë janë rregulluar gjërat dhe se hoteli “Grand”, sipas tij, nuk do të ritenderohet. “Gjërat janë duke shkuar mirë, nuk dua të publikoj asgjë në lidhje me atë se çfarë është duke u zhvilluar, është sekrete njëherë ajo, nuk po dua ta publikoj se çfarë kam arritur të bëj, kryesorja jemi në rrugë të mbarë”, është shprehur Berisha. Por, hoteli “Grand” që gjendet në qendër të Prishtinës, nuk ka pësuar ndonjë ndryshim të dukshëm. Zotimet e blerësit nuk janë realizuar, ndërsa AKP-ja vazhdimisht e ka shtyrë afatin për përmbushjen e obligimeve të blerësit. Zyrtarët e AKP-së kanë thënë se në rast se një nga pronarët e ndërmarrjeve arrijnë marrëveshje, kjo u lejohet. Në anën tjetër, Selim Pacolli, vëllai i zv.kryeministrit dhe biznesmenit Bexhet Pacollit nuk ka dashur të prononcohet në lidhje me mundësinë e blerjes së hotelit. “Nëse i keni ju të dhënat, ne nuk i kemi”, është shprehur ai. (Shkrimin e plotë mund të lexoni në numrin e sotëm të gazetes “Kosova Sot”)
- Tenderi për likuidimin, “Roland Berger” e tërheq ankesën
- Prodhuesit kosovarë përmbushin vetëm 40 për qind të tregut
- KEK: Të hënën dorëzohen ofertat për KEDS
- Vendoset reciprociteti me Malin e Zi në transportin rrugor
- Përfundon BETA, nis “Relap”-i 12 milionë dollarë
- Autoriteti i Konkurrencës abuzon me veturat
- “Termokos”, lider i mossuksesit
- 284 biznese u shuan sivjet
- Tender për riaktivizimin e Bllokut A2
- Bullgarët ia mësyjnë Fabrikës së Baterive
- Në Merdar ndërpritet qarkullimi i kamionëve
- AKP-ja bllokon fermën e pulave
- Kosova përfiton 36.5 milionë euro
- Mbi 2 miliardë euro depozita
- Gallup: Korrupsioni në biznese në Kosovë, 83 për qind
- Në maj, konferenca për shitjen e PTK-së
- FMN-ja ia jep Kosovës këstin e parë, 5 milionë euro
- Panairi i Punës, premtohen 130 punësime
- “Ferronikeli” nuk e di kur licencohet
- 14 maji, afati për Federatën e Sindikatave të Elektrokosovës




ad_d.jpg)


Komente