Dëshironi që shtëpia të mbajë erë të mahnitshme dhe të freskët? Ja sekreti

  • 24 May 2016 - 09:46
Dëshironi që shtëpia të mbajë erë të mahnitshme dhe të freskët? Ja sekreti

Padyshim që shumica e njerëzve kanë qenë të mahnitur nga era e freskët e ndonjë dhome, shtëpie apo zyrës së dikujt.

Shumica e njerëzve përdorin freskues ajri, të cilat mund t’i gjeni pothuajse në çdo dyqan.

Mirëpo, ka shumë freskues ajri të cilët mund t’i bëni në shtëpinë tuaj, dhe era do të jetë shumë më e mirë se në çdo shtëpi tjetër.

Përbërësit:

– Një lugë gjelle sodë buke

– 500 ml ujë të distiluar

– Vaj nga përzgjedhja juaj (10 pika)

–  Një shishe të pastër sprej

Në një tas e derdhni vajin, e shtoni sodën e bukës dhe i përzieni mirë me një pirun.

Pas kësaj, produktin nga tasi e transferoni në një shishe dhe ia shtoni ujin e distiluar dhe e mbyllni me kapak.

Mbani mend se duhet ta shkundni para se ta përdorni.

Në fund, me sprej e qitni ku të dëshironi në dhomë, zyre apo kudo.

Ju dhe mysafirët do të mahniteni nga rezultatet.

(Kosova Sot)