Pse diamantet kushtojnë shumë?

  • 29 May 2016 - 12:57
Pse diamantet kushtojnë shumë?

Si ka mundësi që një gur të jetë një nga gjërat më të shtrenjta në botë? Dy fjalë: monopoli dhe propaganda.

Para vetëm dy shekujsh, njerëzve nuk është se u kanë interesuar shumë diamantet, pasi që në atë kohë diamantet kanë qenë më të vërtetë të rralla dhe janë bartur vetëm nga familjet mbretërore. Pastaj, në vitin 1870, ishin zbuluar depozita të mëdha të diamanteve në Afrikën Jugore dhe tregu i diamanteve, shumë shpejt, ishte shndërruar në njërin prej tregjeve më të mëdha. Diamantet, jo vetëm që ishin bërë të zakonshme, mirëpo edhe relativisht të lira. Megjithatë, kjo gjë kishte ndryshuar kur në skenë kishte dalë një burrë i quajtur Cecil Rhodes, i cili kishte filluar të blinte aksione në minierat e diamanteve dhe vetëm 18 vjet më vonë ai e kishte shtrirë kontrollin mbi të gjitha minierat që nxirrnin diamante në Afrikën Jugore, shkruan sot gazeta "Kosova Sot".

Bashkëpunëtorët e tij më pas kishin filluar me procesin e propagandës, duke ua dhënë diamantet me qira të famshmeve, duke u siguruar që ato do t’i përmendnin produktet e tyre kur ishin në qilimin e kuq. Pastaj kishin filluar edhe propagandat e tjera, kryesisht nëpërmjet reklamave televizive, ku thuhej se ‘pagat e dy muajve nuk janë gjë, në krahasim me diçka që zgjat tërë jetën’. Kësisoj, njerëzit kishin filluar të blinin më shumë stoli të punuara nga ky gur i çmuar dhe atë me çmim të lartë. 

(Kosova Sot)