Shkenca tregon se pindërit që rrisin fëmijë të pasuksesshëm kanë këto karakteristika të përbashkëta

  • 29 May 2016 - 23:31
Shkenca tregon se pindërit që rrisin fëmijë të pasuksesshëm kanë këto karakteristika të përbashkëta

Prindërimi është një nga “profesionet” më të vështira në botë. Ka shumë fenomene që ndikojnë në suksesin e një fëmije, duke nisur nga faktorët socialë e ekonomikë deri në mjedisin ku rriten. Edhe pse mund të jetë e vështirë për studiuesit të zgjedhin teknikat më ideale të prindërimit duke qenë se është e pamundur të ndjekësh aktivitetin e një familjeje gjatë gjithë kohës, ka disa karakteristika të veçanta që janë të lidhura me prindërimin dhe problemet që hasin fëmijët në jetën e tyre.  Ja tek janë 9 karakteristika që çojnë në prindërim të gabuar e për rrjedhojë në fëmijë të pasuksesshëm:

Ata nuk i inkurajojnë fëmijët të jenë të pavarur

Prindërit që nuk i lënë të pavarur fëmijët e tyre i bëjnë këta të fundit të mos kenë besim te vetja dhe të mendojnë negativisht për veprimet e tyre.

2. Ata u bërtasin fëmijëve të tyre gjithë kohës

Nëse ju si prindër krijoni disiplinë vetëm duke bërtitur me shumë mundësi kjo do të shkaktojë mbyllje në vetvete dhe izolim të fëmijëve tuaj edhe në të ardhmen e tyre. Gjithashtu kjo sjellje e ashpër trashëgohet tek ata duke u kthyer në model prindërimi, gjë që nuk sjell aspak përfitime.

3. Ata janë gjithmonë monitorues

Të jesh një prind i interesuar për fëmijët dhe jetën e fëmijëve tuaj është diçka dhe të qenit tërë kohës monitorues të tyre është një gjë krejt tjetër. Nëse keni këtë sjellje mbytëse me fëmijët do të shkaktoni tek ata ankth, stres, madje edhe depresion.

4. Ata i lënë fëmijët të flenë në çdo orë të dëshirojnë

Një orar jo i rregullt i gjumit lidhet drejtpërdrejt me sjellje negative tek fëmijët tuaj, si për shembull hiperaktivitet, probleme me sjelljet në shoqëri dhe vështirësi për sa u përket emocioneve.

5. Ata i lejojnë që fëmijët të shikojnë televizor sa orë të duan që në moshë të vogël

Nëse i lejoni ata të shohin gjithë kohës televizor që para moshës 3-vjeçare atëherë fjalori, gjuha, perceptimi dhe mënyra se si e shikojnë botën këta fëmijë do të ndikohen. Sipas studimeve, këto efekte nuk janë gjithnjë pozitive dhe në favor të rritjes së duhur të fëmijëve tuaj.

6. Ata janë autoritarë

Prindërit autoritarë, mbytës dhe të sertë shpesh ndikojnë që fëmijët e tyre të rebelojnë në mënyra nga më ekstremet. Kufizimi i lirisë mund të ketë pasoja shumë negative jo vetëm për një rritje jo të shëndetshme, por ndikon në krijimin e karakterit të dobët të fëmijës.

7. Ata janë gjithnjë duke përdorur celularin në prani të fëmijëve

Prindërit që janë gjithë kohës të zënë me telefonat e tyre janë të shpërqendruar nga bisedat me fëmijët e tyre. Drejtimi i tillë ndaj teknologjisë nuk është një gjë e mirë sepse janë një rrezik më tepër për rritjen e shëndetshme të fëmijës.

8. Ata janë të ftohtë dhe të largët me fëmijët e tyre

Prindërit që janë të ftohtë me fëmijët e tyre krijojnë jo vetëm distancë fizike, por edhe shpirtërore me ta. Te këta fëmijë do të rritet pasiguria dhe probleme të tjera emocionale që do të bëhen të pranishme sidomos në adoleshencë.

9. Ata përdorin ndëshkimin për të dhënë mësime

Ndëshkimi i një lloji të moderuar është i pranueshëm, por nëse teprohet kjo do të bëjë që fëmijët tuaj të kthehen në agresivë dhe të ashpër edhe me të tjerët që kanë pranë.

(Kosova Sot)