Nisen për pushime në Durrës, çifti kosovar kthehet i tmerruar (Foto)

  • 30 May 2016 - 23:33
Nisen për pushime në Durrës, çifti kosovar kthehet i tmerruar (Foto)

Ata kishin marrë rrugën nga Kosova për të kaluar një fundjavë ndryshe, por rruga drejt plazhit të Durrësit u shkoi kot!

Çifti kosovar u trondit kur në bregdet dolën kafshë të ngordhura, duke bërë që të mos e shijojnë aspak detin nga frika e ndonjë infeksioni. Në fotot e dërguara për portalin “Jeta osh qejf”, ata shkruanin:

"Durrësi 28.05.2016. Më saktësisht në plazhin te Shkëmbi i Kavajes. Gjatë vikendit (fundjavës) kemi shkuar për vizitë në Durrës dhe hasëm në kafshë të tilla që dyshohet të jenë dele ose kalë i vogël i mbytur dhe i kalbur, kurse llojin e peshkut s’e di, mirëpo ka qenë mbi 10 kg dhe mjaft i madh dhe na ka ikur vikendi pa u larë në det fare për arsye siç shihet në foto”.

(Kosova Sot)

14-2_1464639879-3593260