Java e modës në Milano, ja pse modelet duhet të kenë puçrra dhe ankne (Foto)

  • 25 June 2016 - 16:27
Java e modës në Milano, ja pse modelet duhet të kenë puçrra dhe ankne (Foto)

Në Milano po zhvillohet java e modës së meshkujve dhe zakonisht ajo çfarë pritet është një mori e vërtetë idesh, aksesorësh e veshjesh të pazakonta të cilat brenda një kohe të shkurtër përshtaten për jetën jashtë pasarelave.

Stilisti Moto Guo është i njohur për stilin e tij të veçantë e në të njëjtën kohë të çuditshëm dhe asnjëherë nuk zhgënjen me atë që sjell, por këtë radhë vëmendja është zhvendosur nga dizajni tek pamja dhe fytyra e modeleve të tij.

Kryefjala e Koleksionit pranverë 2017 “Piknik në shoqëri” ishte “pamje rinore” fytyra me puçrra e akne ashtu si njerëzit e vërtetë mund ta kenë realisht. Puçrrat duken  aq të vërteta dhe kjo është befasuese. Mos harroni, herën tjetër që ju del një puçërr, mos u shqetësoni, ky është trendi më i fundit.

(Kosova Sot)