Pse ndihemi të uritur pas notit?

  • 24 July 2016 - 16:34
Pse ndihemi të uritur pas notit?

S ipas një studimi, një në 5 burra të martuar kanë pasur afera dashurie me të paktën 5 femra, shifër kjo që është shtatë herë më e lartë sesa tek femrat. Duket që, përkundër faktit që Britania e Madhe po del nga BE-ja, ajo po përcjellë trendin e njëjtë sa i përket tradhtisë ndërçiftore. Studimi ka bërë të ditur që 32 për qind e femrave e kanë pranuar që janë ndarë nga partneri i tyre për një mashkull tjetër, ndërsa 45 për qind e meshkujve e kanë bërë një gjë të tillë, transmeton Kosova Sot.

Në Danimarkë, në anën tjetër, 46 për qind e meshkujve e kanë pranuar se kanë tradhtuar në lidhje. Në Gjermani, në anën tjetër, 60 për qind e popullsisë besojnë që tradhtia është e pranueshme në aspektin moral. Në Tajlandë 56 për qind e lidhjeve bien pre e ndonjë lloj tradhtie. Gjithsesi, shkalla e tradhtisë nuk mund të përzihet me shkallën e divorcit. Këtë gjë më së miri e dëshmon fakti që në Itali shkalla e divorcit është vetëm 11 për qind, megjithatë shkalla e tradhtisë nga femrat është 44 për qind ndërsa kjo shifër tek meshkujt është 55 për qind. 

(Kosova Sot)