Lum kush e ka këtë vijë në dorë!

  • 30 August 2016 - 10:56
Lum kush e ka këtë vijë në dorë!

E quajnë vijë të engjëllit dhe janë të rrallë ata që e kanë në dorë. Ajo tregon a do t’ju shoqërojë engjëlli mbrojtës dhe sa kohë jeni nën mbrojtjen e tij

Vija e engjëllit është paralele me vijën e jetës. Ata që e kanë i shoqëron një fat i madh në jetë, edhe atë, në të gjitha sferat, duke filluar nga dashuria, e deri te suksesi material. Personat me linjën engjëllore më lehtë tejkalojnë pengesat në të cilat hasin. Mu në ato momente rrëfimet rreth engjëjve mbrojtës bëhen më shumë se fjalë të thata, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Është interesant që këtë linjë disa njerëz e kanë që nga lindja, e disa të tjerëve iu paraqitet gjatë jetës. Së pari shikoni a e keni atë vijë. Nëse me të vërtetë bëni pjesë në këtë grup të rrallë të njerëzve, atëherë analizojeni mirë këtë vi, meqë pamja e saj mund t’ju tregojë shumëçka:

- Vija e gjatë tregon se gjatë tërë jetës do të jeni nën mbrojtjen e engjëllit;

- Nëse është e shkurtër, atëherë ajo tregon se në jetë megjithatë do t’ju përcjellin shqetësime të vogla, por të gjitha ato do t’i tejkaloni me lehtësi;

- Nëse gjendet në shuplakën e djathtë, atëherë engjëllin mbrojtës e keni “fituar” në një periudhë të caktuar të jetës tuaj – edhe atë për shkak të veprave të mira, apo pas telasheve në të cilat keni rënë;

- Nëse kjo vi gjendet në shuplakën e majtë, atëherë dmth se keni lindur me të.

(Kosova Sot)