Gazetarja myslimane pozon për 'Playboy' (Foto)

  • 28 September 2016 - 12:12
Gazetarja myslimane pozon për 'Playboy' (Foto)

Një gazetare myslimane ka pozuar për Playboy duke mbajtur veshur një hixhab – e para për revistën e cila deri një vit më parë favorizonte modelet nudo.

Noor Tagouri, 22 vjeç, do të shfaqet në rubrikën e muajit tetor si pjesë e Renegades series.

Tagouri, e para amerikane libaneze nga Virxhinia, tha se ëndërron të jetë folësja e parë me hixhabi në televizionin komercial amerikan.

Ajo vodhi vëmendjen online në vitin 2012 kur publikoi një foto të saj në tryezën e ABC 7 News, me përshkrimin: “Spikerja e parë me hixhabi në televizionin amerikan”

Postimi u bë viral me hashtagun “Lëreni Noor të shkëlqejë, që inkurajoi më pas dhe të tjerët të pranonin identitetin e tyre dhe të ndiqnin ëndrrat."

38DDB20800000578-3811001-image-a-53_147503749309138DDB20200000578-3811001-image-m-57_147503774851938DDB21400000578-3811001-image-a-54_147503749756038DDF32700000578-3811001-image-a-52_147503744014138B2533400000578-3811001-image-a-51_1475037431742