Ajo humbet kujtesën dhe harron dasmën, ai rimartohet me të

  • 04 July 2015 - 22:18
Ajo humbet kujtesën dhe harron dasmën, ai rimartohet me të

Jeremy Stamper është padyshim nëj ndër meshkujt që i afrohen mashkullit ideal.

Ai ka bërë një gjest të pabesueshëm për gruan e vet.

19 ditë pas martesës së tyre e shoqja pëson një aksident duke humbur kujtesën.

Ajo nuk arinte të mbante mend asgjë, madje as martesën e tyre.

Por Jeremy nuk u dëshpërua dhe në përvjetorin e parë të dasmës së tyre riorganizoi një tjetër dasëm.

Ngjarja ka ndodhur në Tenesi, SHBA.

“Nuk dua të mërzitesh, por nuk e mbaj mend dasmën tonë”, i tha e shoqja.

Dhe kështu Jeremy iu fut punës dhe brenda pak ditësh organizoi dasmën duke u rimartuar me gruan e tij.