Lëshojnë tollumbace në kujtim të babait të tyre, e pabesueshme çfarë u ndodh

  • 03 August 2015 - 23:29
Lëshojnë tollumbace në kujtim të babait të tyre, e pabesueshme çfarë u ndodh

Bashkëshortja dhe vajza 13-vjeçare e John Seinbold dëshironin ta përkujtonin me anë të një mesazhi të lëshuar në ajër të ndjerin por nuk e kishin menduar atë që do t’u ndodhte.

Ato lëshuan disa tollumbace me ngjryë në ajër në Clement të Oklahomës, SHBA, dhe në to kishin vendosur një shënim për të dashurin e tyre.

Ishte përvjetori i parë i vdekjes së John dhe pas vizitës në varreza ato menduan t’i dërgonin një mesazh.

Por pasi u kthyen në shtëpi çuditërisht gjithë tollumbacet që kishin lëshuar kishin ngecur në një pemë pranë shtëpisë së tyre.

Distanca nga vendi i lëshimit ishte 40 kilometra dhe natyrshëm nuk mund të mendohet për një koincidencë.

Mesazh nga qielli?

Ndoshta edhe jo, por gruaja dhe vajza e të ndjerit preferojnë ta konsiderojnë si një mesazh nga John.