Barbi me ferexhe kthehet në fenomen (Foto)

  • 09 February 2016 - 16:32
Barbi me ferexhe kthehet në fenomen (Foto)

Kukullat barbi kanë ndryshuar shumë në vitet e fundit. Vetëm pak kohë më parë në treg u hodhën barbie të cilat ndryshe nga model kalsik i kësaj kukulle që ka qenë njësoj për vite, ishin me karakteristika të ndryshme duke përfaqësuar tipologji të ndryshme femrash. Por ajo që ka bërë një shkenctare nigeriane është shëndrruar në një fenomen të vërtetë në rrjetet sociale.

Ajo e ka veshur kukullën barbi me perçe duke përfaqësuar vajzat dhe gratë myslimane.

Jemi mësuar që t’i shikojmë kukullat barbi të veshura me fustane ndërsa në këtë rast ato mbajnë veshur ferexhe të ngjyrave të ndryshme dhe fustane deri në fund të këmbëve.

24 –vjeçarja e ka përshkruar këtë version të barbit si një kukull modeste.

“Unë doja që kukulla barbi të krijonte një identitet të ri”,- u shpreh ajo.

Reagimet  e njerëzve kanë qenë pozitive dhe deri tani shumë prej tyre kanë kërkuar t’i blejnë këto kukulla.

Faqja në Instagram ” Hijarbie” që reklamon këto kukulla ka deri tani 23.000 pëlqime.

baaaabarbi e re

(Kosova Sot)