Thirrje e studiuesve: Njerëz, ndaloni së përqafuari qentë tuaj!

  • 29 April 2016 - 23:44
Thirrje e studiuesve: Njerëz, ndaloni së përqafuari qentë tuaj!

Me lëkurën e tyre të butë, shikimin paqësor dhe lëvizjet e një fëmije, qentë kanë lindur për t’u përqafuar. Duket se i gjithë rrugëtimi i qenve, që prej ardhjes së tyre në jetë e në vazhdimësi, ka qenë të japin aq shumë nga vetja sa të meritojnë vazhdimisht titullin si “miku më i mirë i njeriut”, por duket se në këtë përpjekje të tyre diku ne njerëzit kemi abuzuar.

Të gjithë i duam qentë, ndaj edhe vendosim t’i bëjmë pjesë të familjes duke i adoptuar, por kjo nuk do të thotë se ata duhen përqafuar pa pushim pasi sipas një studimi të fundit, qentë vuajnë gjatë përqafimeve tona.

Eksperti Stanley Coren nga një universitet në Kanada ka ndërmarrë një studim të detajuar, duke dalë në përfundime se në bazë të sjelljes që qentë bëjnë gjatë kohës së përqafimit, atyre nuk u pëlqejnë këto të fundit, madje u krijojnë ankth dhe stres. Megjithatë, në përfundim të këtij studimi, grupi i ekspertëve ju tregon se si të dalloni kur qentë tuaj janë të stresuar nga përqafimet. Nëse vini re këto veprime, ndaloni përqafimet!

Qeni kthen kokën duke mbyllur sytë gjysmë ose tërësisht.
Ata ulin veshët poshtë ose i “ngjisin” me pjesën tjetër të fytyrës.
Lëpijnë buzët ose fytyrën e personit që po i përqafon (çuditërisht kjo është kuptuar si shenjë kënaqësie për vite me radhë).
Qentë devijojnë shikimin kur i përqafoni.

(Kosova Sot)