Ermal Mamaqi: Ja çmenduria e shqiptarëve sapo ulet avioni…(Video)

  • 04 May 2016 - 18:57
Ermal Mamaqi: Ja çmenduria e shqiptarëve sapo ulet avioni…(Video)

Momentin që të gjithë e kemi parasysh e na bën përshtypje, e ka pasqyruar në një filmim personazhi i njohur i humorit. Ermal Mamaqi ka xhiruar brenda bordit çastin kur shqiptarët, me të prekur në tokë rrotat e avionit, çohen në këmbë dhe bëhen gati të dalin nga dera.

Komenti i Mamaqit është i hidhur por me vend:

“Siç e shihni, avioni eshtë në lëvizje….

Shqiptarët… të vetmit në botë që çohen dhe dalin te dera që në momentin që avjoni prek tokën. Vetëm nga robt nuk na kanë sharë akoma Stjuardesat e gjithë shteteve..”,- shkruan Ermali në videon e postuar, duke harruar se dhe përdorimi i telefonave celularë është i ndaluar në këtë, që cilësohet si një nga momentet më kritike të lëvizjes së avionit.

(Kosova Sot)