Futbollistët në Britani, skeptikë për Brexit: Pse e votuam si fitore

  • 25 June 2016 - 12:23
Futbollistët në Britani, skeptikë për Brexit: Pse e votuam si fitore

Futbollistë dhe ish-futbollistë britanikë nuk kanë qenë aspak dakord me daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian. Për këtë ata kanë dhënë edhe nga një koment në profilet e tyre zyrtare në rrjetet sociale, pas referendumit që u mbajt të enjten.

Gjermani Dietmar Haman, i cili ka luajtur për më shumë se 12 vite në Angli, mendon se në një të ardhme të afërt, Britania do t’u kërkojë njerëzve që të vijnë ta vizitojnë.

Fil Nevil: “Vazhdoj të lexoj fjalë si ‘katastrofë’ në komentet e njerëzve. Atëherë, pse e votuam si fitore?”.

Geri Lineker: “Nuk është koha për triumfalizma. Nuk është koha për ndarje. Nuk është koha për urrejtje. Është koha për ndryshim. Është koha për qetësi. Është koha për të bërë histori”.

Majkëll Ouen: “Nuk e prisja që do zgjohesha me një lajm të tillë”.

Xhemi Karrager – “Një votë për Farazh, Boris dhe ndarjen, bëri që më shumë se 50% e njerëzve të mendojnë për të ardhmen”.

Kevij Dejvis: “Mund të bëjmë një rinumërim të lutem?! Gjithmonë e kam pëlqyer jugun e Francës…”.

Dietmar Haman: “Nuk mendoj se Britania mund të bezdisej nga emigrimi, para faktit që do të ketë recesion në vitet e ardhshme. Duhet të kemi shumë kujdes për atë që dëshirojmë. Gjithmonë kam menduar se është shenjë e mirë që njerëzit duan të vijnë në vendin tonë. Madje, në një të ardhme të afërt, do të jetë Britania e Madhe që do t’u kërkojë njerëzve që të vijnë…”.

(Kosova Sot)