Shaqiri ka një lajm të keq për Kosovën

  • 25 June 2016 - 19:38
Shaqiri ka një lajm të keq për Kosovën

Xherdan Shaqiri ka bërë me dije se do të vazhdojë të luajë për Zvicrën.

Xherdan Shaqiri duket se nuk do të largohet nga Përfaqësuesja e Zvicrës.

Mesfushori që realizoi golin deri më tani më të bukur në “Euro 2016”, ka thënë se pas eliminimit me penallti nga Polonia, u mbetet të përgatiten për garat e ardhshme.

“I tillë është futbolli”, deklaroi Shaqiri për “SRF”.

“Ne do të përgatitemi për garat e ardhshme”, u shpreh ai.

Andaj, Shaqiri duket se nuk do ta shfrytëzojë mundësinë e transferimit tek Përfaqësuesja e Kosovës.

(Kosova Sot)