Detajet më interesante nga Olimpiada e Rios

  • 26 June 2016 - 13:45
Detajet më interesante nga Olimpiada e Rios

Gjithcka është gati për Olimpiadën e Rios. Kur na ndajnë rreth 40 ditë nga fillimi i Lojrave Olimpike, që do të zhvillohen në Brazil, organizatorët kanë zbuluar disa detaje me të vërtetë interesante, përsa i përket këtij evenimenti sportiv shumë të rëndësishëm që do të mbahet në muajin Gusht. Provat paraprake janë bërë tashmë në Rio De Janeiro që është qyteti i dytë më i populluar në Brazil pas Sao Paolos me një popullsi prej 6 milionë 476 mijë e 631 banorësh.

Gjatë ditëve të kaluara, presidenti i komitetit olimpik ndërkombëtar Thomas Bach inaguroi fshatin olimpik. 31 kulla të ndërtuara në të cilat gjatë periudhës së Olimpiadës do të jetojnë 18 mijë banorë. Për të arreduar 3600 apartamentet organizatorëve u janë nevojitur 29 mijë dyshekë, 70 mijë tavolina dhe 80 mijë karrige. Struktura e këtyre apartamenteve do të ketë në dispozicion 60 mijë varëse për veshjet, 6000 mijë televizorë dhe 10 mijë celularë. Numra me të vërtetë impresionantë,  që koncidojnë edhe me ato të materialeve sportive. Komiteti organizator i Lojrave Olimpike ka bërë të ditur se gjatë evenimentit do të përdoren 32 mijë topa tenisi, 400 topa futbolli etj. Organizatorët janë gati për datën 5 Gusht kur do të nisë edhe Olimpiada.

(Kosova Sot)