Islanda, vendi që ka më shumë vullkane se futbollistë

  • 29 June 2016 - 10:43
Islanda, vendi që ka më shumë vullkane se futbollistë

Çmenduria islandeze është e jashtëzakonshme. Për ata që nuk e dinë Islanda mrekullia e Europës është ishull në Atlantik. Nuk kanë nëvojë që të mbajnë topin më shumë se (37% apo të bëjnë shumë pasa vetëm 243 kundër Anglisë. Janë shteti me më pak tifozë dhe popullsi që janë kualifikuar në një eveniment të madh. Rekordin e mbante Trinidad-Tobago (1.2 milionë banorë në 2006). Popullsia është 332,559 banorë. Kanë festimin e tyre të çmendur. Kanë më shumë shumë vullkane se futbollistë profesionistë. 23,000 lojtarë të federuar, 120 profesionistë dhe 23 lojtarë të kombëtares. Kanë male vullkanike 126. Deri 8% e popullsisë lëvizi në Francë brenda apo jashtë stadiumit. Janë pak a shumë Leiçesteri i Europianit. Kanë më shumë dele se njerëz.

Në çdo moment shihet në këtë vend vetëm delja duket, madje edhe në pemë. Llogariten 600,000 krerë. Islanda njihet edhe për “Malin” ose vrasësin famkeq të telefilmit “Game of Thrones” që kërcënoi Kristiano Ronaldon para ndeshjes me Portugalinë. Në islandë nuk ka milingona dhe shkencërisht nuk merret vesh përse ndodh një gjë e tillë. Në fund, skuadra është eliminuar nga një dentist, ose më saktë turpëruar nga një dentist. Dy trajnerët e kombëtares së shtetit ishullor, prej 330 mijë banorësh, janë suedezi Lars Lagerbak dhe islandezi Heimir Hallgrimson.

Ky i fundit së shpejti do të jetë i vetëm në drejtim, pas “Euro 2016”, turneu i parë i madh në historinë e vendit të tij. Sipas parashikimeve, do të kemi njëlloj dorëzimi të butë të Lars Lagerbak, i cili do të largohet nga kombëtarja islandeze në fund të turneut të Francës, duke lënë vetëm Hallgrimsson të marrë frenat e saj.

Islanda, një ishull vulkanik në mes të askundit në mes të Atlantikut ndërmjet Groenlandës, Europës dhe Amerikës nuk ka vetëm një kombëtare të denjë për europianin, por ndoshta edhe tifozët më te veçantë. Sektori i ishullorëve dallon qartë sepse ata jo vetëm që janë të veshur të gjithë me fanellat e kombëtares, por zhurma që bëjnë nëpër stadiume është disa herë më e madhe se ajo e tifozëve kundërshtarë, pavarësisht diferencave të mëdha në numër.

Fëmijë, femra, njerëz të moshuar dhe djem të rinj janë një trung i vetëm, ashtu si skuadra e tyre në fushën e lojës. Një simfoni perfekte mes 11 të besuarve në fushë dhe mijëra të tjerëve në shkallët e stadiumeve. Spektakli i islandezëve mori notën 10 edhe në stadiumin e qytetit të Nisës ku ata arritën të shurdhonin edhe anglezët e zhurmshëm…

(Kosova Sot)