Trajneri i përfaqësueses së Kosovës i shpëton sulmit terrorist

  • 29 June 2016 - 11:10
Trajneri i përfaqësueses së Kosovës i shpëton sulmit terrorist

Trajneri i portierëve i Përfaqësueses U-19 të Kosovës, Naser Prapashtica i ka shpëtuar sulmit terrorist të së martës mbrëma në Stamboll.

Në orët e fundit të së martës Stambolli u trondit nga një shpërthim i fuqishëm në Aeroportin Ataturk që la 36 të vdekur dhe 140 të lënduar.

Prapashtica ishte në aeroport, por duke qenë në një pjesë të paprekur, ka shpëtuar pa lëndime, transmeton gsh.

”Isha shumë afër vendit të shpërthimit, por falë Zotit shpëtuam. Jam mirë”.

Sipas tij, gjendja në Turqi është alarmante, derisa paniku është i jashtëzakonshëm.

(Kosova Sot)