Bale befason, ja me çfarë e krahason EURO 2016 (Video)
Gareth Bale duket se po shijon në maksimum Evropianin.
Ylli i Real Madridit padyshim se është një nga futbollistët më të spikatur në EURO 2016, duke ndihmuar Uellsin të kualifikohet në çerekfinale.
Bale ka realizuar 3 gola deri tani, dy prej tyre nga gjuajtja e lirë.
Sipas 26-vjeçarit, të luash në kampionatin evropian është aq relaksuese, njësoj sikur të shkosh në pushime me shokët.
Uellsi do të ndeshet në çerekfinale me Belgjikën 1 korrik, ndërsa në rast kualifikimi në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e takimit Poloni – Portugali.
(Kosova Sot)