Bierhoff: Gjermania gati për Italinë

  • 30 June 2016 - 15:57
Bierhoff: Gjermania gati për Italinë

Olivier Bierhoff beson se këtë herë Gjermania ka shansin e artë për të thyer mallkimin e kaltër. Menaxheri i Kombëtares Gjermane me një të shkuar të lavdishme te Milani, thekson se ekipi i Joachim Low e vlerësin maksimalisht sfidën e së shtunës edhe pse do të jetë një ndeshje shumë e vështirë.

“Kemi shumë besim dhe uroj që të fitojmë. Për suksesin e skuadrës të gjithë janë të gatshëm të japin maksimumin. Mezi po pres të shikoj lojtarët në fushën e lojës. Ata janë të përqëndruar dhe shumë të vendosur për t’ia dalë mbanë”.

Më tej, Bierhoff u ndal te momenti jo shumë pozitiv që po kalon sulmuesi Thomas Muller, i cili nuk ka arritur ende që të lerë shenjën e tij në këtë europian.

“Nuk jam aspak i shqetësuar për mungesën e golave të Muller. Ai është në formë shumë të mirë dhe dëshiron ta fitojë këtë trofe. Jam krenar që ndodhem në Francë me këtë skuadër. Po përgatitemi në mënyrën më të mirë për ndeshjen ndaj Italisë, të 23 lojtarët janë gati dhe në formë. Edhe Jonas Hector është rikuperuar plotësisht dhe ka marrë pjesë në stërvitje”.

Klasikja mes Gjermanisë dhe Italisë do të luhet të shtunën në orën 21:00 në stadiumin e Bordeaux.

(Kosova Sot)