Bild: Ronaldo u dëmtua vetë! (Foto)

  • 11 July 2016 - 14:42
Bild: Ronaldo u dëmtua vetë! (Foto)

Çfarë mund t’i japë perëndia e futbollit më shumë Ronaldos?

Një karrierë superlative si lojtar botëror, makineri golash, një mega-star i superpaguar, fitues i Ligës së Kampioneve dhe shumë shpejt miliarder.

Tashmë ai fiton më në fund edhe titullin e lakmuar me Portugalinë si kapiten- edhe pse nuk kontribuon me asgjë në finale.

Në minutën e 25-të u mbyll, pasi Payet e goditi në këmbën e majtë.

Unë thjesht e imagjinoj se si ulërinte përpara televizorit presidenti i Realit, Perez, teksa shihte Ronaldon e tij që rikthehej në fushë i fashuar pas dëmtimit të parë.

Ai lëvizte ngadalë, sikur nuk donte të pranonte se fundi ishte i pashmangshëm.

Dëmtimi kishte ndodhur, por nuk ishte përkeqësuar.

Si një Rumpelstiltskin, Ronaldo shpërtheu në kohën shtesë nga zona e trajnerëve.

As trajneri Fernando Santos nuk guxonte ta zmbrapste, edhe pse nuk ndjehej mirë nga kjo shfaqje Unë-mund-të-jem-trajner e superstarit.

Për foton e fituesit, ai nuk mund të ishte i fundit.

Ronaldo nuk është nga ata që rri në radhën e dytë.

Dueli në distancë mes Mesit dhe Ronaldos ka shënuar një tjetër hap përpara: Ndërsa Mesi vazhdon të presë për një titull me kombëtaren, portugezi tashmë mund të aktualizojë profilin e tij në Instagram.

Gjatë këtij Evropiani kam qenë në mënyrë të vazhdueshme dhe të sigurt kundër Portugalisë.

Por pavarësisht se dolën të tretët në grup dhe arritën pa shkëlqim në finale, ata e kanë merituar të bëhen kampionë Europe.

Sepse duhet ta shohim edhe nga ana tjetër: Ata nuk kanë humbur asnjë ndeshje.

Ata kanë fituar pa Ronaldon ndaj Francës, e cila gjunjëzoi kampionët e botës.

‘Mannschaft’-i ynë do jetë tërbuar përpara televizorit.

Përfundimi: Njësoj siç mund të kishim mundur Francën, do mund të fitonim edhe me Portugalinë.

Ky titull do na trishtojë për një kohë të gjatë.

Por E-ja e këtij Evropiani përkthehet në Efiçencë në gjuhën portugeze.

Për ironi, kjo traditë e futbollit gjerman, që na jepte forcë, është zhdukur.

*Ky shkrim është marrë nga gazeta gjermane, Bild

 

(Kosova Sot)