Zbulohet misteri i festimit me dorezën e bardhë nga Eder

  • 11 July 2016 - 15:38
Zbulohet misteri i festimit me dorezën e bardhë nga Eder

Eder ka qenë mbrëmë lojtari vendimtar që vendosi fitoren e Europianit ndaj Francës. Sulmuesi me origjinë nga Guinea, si në çdo gol të shënuar me skuadrën e Lille, edhe këtë herë ka festuar me një dorezë të bardhë në dorë, të cilën e mbante brenda çorapeve.

Zgjedhja e futbollistit për të festuar në këtë mënyrë ka lidhje me një shprehje të vjetër portugeze bofetada de luva branca” që do të thotë “shpullë morale”. 

Dhe me këtë “shpullë” morale ai i përgjigjet kritikave të shumta që merr çdo ditë në vendlindjen e tij. Eder lindi në Bissau, në Guinea dhe që në moshë në vogël u transferua në Portugali.

(Kosova Sot)