Ja si t’i heqim qafe puçrrat e zeza

  • 19 May 2016 - 10:37
Ja si t’i heqim qafe puçrrat e zeza

Puçrrat e zeza janë shumë të mërzitshme dhe të gjithë ata që i kanë, nuk duan asgjë më tepër, pos t’i heqin qafe ato

Dermatologët janë pajtuar se ekzistojnë dy gjëra, të cilat e zgjidhin problemin me puçrra të zeza.

Puçrrat e zeza formohen kur dhjami nga poret e lëkurës vjen në kontakt me oksigjenin, i cili kur të oksidohet, nxihet, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Dermatologët këshillojnë se njëra ndër mënyrat më të mira për t’i hequr qafe këto puçrra, është retinoli. Në fakt, ai gradualisht mbyll poret dhe ndikon që ato të mos mbushen me dhjamë. Kështu nuk do të vijë as deri te oksidimi. Por, jo çdo lëkurë e toleron retinolin, prandaj duhet provuar para përdorimit. Një mënyrë tjetër e mirë e largimit të puçrrave të zeza, është përdorimi i thartirës salicilike dhe të asaj glikolike.

Ata është më së miri që të përdoren për shpëlarje të fytyrës dhe si tonikë për pastrimin e fytyrës. Po ashtu, përdorni vetëm 2-3 herë në javë dhe vetëm në mbrëmje, meqë bëhet fjalë për përbërës të fortë, përdorimi i të cilëve mund të shkaktojë skuqje dhe tharje të lëkurës.

(Kosova Sot)