Pasta për depilim që e ka përdorur edhe Kleopatra

  • 25 May 2016 - 08:48
Pasta për depilim që e ka përdorur edhe Kleopatra

Depilimi egjiptian, i njohur si i përdorur edhe nga Kleopatra, është një nga teknikat e depilimit, ndërsa përparësi e saj është se nuk shkakton alergji dhe është krejtësisht natyrale, raporton Gazeta Kosova Sot

Pasta sheqerore, me të cilën bëhet depilimi, është një përzierje e glukozës, fruktozës dhe ujit, e nuk shkakton reagime alergjike dhe është natyrale. Sipas përvojave të shumë salloneve botërore për kujdes natyral ndaj trupit, me këtë metodë hiqen 90 për qind e qimeve së bashku me rrënjë. Pasta është e përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës dhe për të gjitha llojet e ndryshme të qimeve nuk ka substanca kimike, aroma e as ngjyra, e falë karakterit unik të saj edhe është shpërblyer në vitin 2006 në Paris.

Përbërësit:

 1/4 e një filxhani me lëng të freskët të limonit);

 1/4 e një filxhani me ujë;
 2 filxhanë me sheqer.

Përgatitja:   

Të gjithë përbërësit i përzini mirë dhe i qitni në një enë të thellë dhe e lini që të zihet në temperaturë të lartë për 4-5 minuta. Kur të ketë vluar e hiqni dhe e qitni në një enë edhe më të thellë, më së miri nga metali. Përzierja duhet të duket sikur sheqeri i karamelizuar për ëmbëlsira. Lëreni që të ftohet pak, jo tepër, dhe filloni me ndarje, pjesë pas pjese, duke e tërhequr përzierjen me gishtërinj deri në momentin kur të bëhet me një strukturë të ngjashme me atë të çamçakëzit. Sipas nevojës ia shtoni një pikë ujë – jo më shumë.

Udhëzimi për depilim

Para se të filloni, e pastroni mirë lëkurën në vendet ku planifikoni që t’i hiqni qimet. Më së miri do të ishte që në atë vend të qitni pak pudër për foshnja, në mënyrë që lëkura të thahet më mirë. Kujdesuni që gjatësia e qimeve të mos jetë më e gjatë se pesë milimetra. Një pjesë të ndarë të pastës e aplikoni në vendin ku dëshironi t’i hiqni qimet duke u kujdesur që të mos ngjitet në drejtimin e rritjes së qimeve. Më pas pjesa e ngjitur tërhiqet në drejtim të rritjes së qimeve dhe kjo është e tëra. Pas depilimit lëkurën e shpëlani me ujë dhe e lyeni me krem që i përshtatet llojit të lëkurës suaj. Në fillim këtë depilim e bëni 2-3 herë në javë, e më pas një herë në muaj, sepse deri në atë kohë qimet do të rrallohen dukshëm dhe nuk do të keni nevojë për heqje të shpeshta të tyre. Pasta e njëjtë nuk bën që të përdoret dy herë! 

(Kosova Sot)