Tri stile të flokëve që mund t’i bëni për pesë minuta

  • 25 May 2016 - 16:47
Tri stile të flokëve që mund t’i bëni për pesë minuta

Flokët janë një ndër adutët më të rëndësishëm të femrave, por me mungesë të kohës femrat nganjëherë nuk mund t’u kushtojnë kujdes të mjaftueshëm. Në situata me mungesë kohe për femrat më e rëndësishmja është që stili i flokëve të tyre të duket sa më natyral dhe të ketë vëllim, të mos jenë të ngjitur dhe të mos kenë nevojë që të përdorin shumë produkte për stilizim të flokëve. Trendët e sivjetmë për flokë janë në fakt stilet dhe teksturat natyrale, përkatësisht krijimi i dukjes natyrale që shpejt dhe lehtë mund të arrihet edhe në shtëpi, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Stilet në moment të fundit

Trend i këtij sezoni ënjtë dukja e ashtuquajtur e “shprishur” natyrale. Mund t’i lëshoni flokët ose t’i ngrini në një lidhje të shprishur. Në përgjithësi, bëhet fjalë për stile të thjeshta që mund të arrihen për pesë minuta. Këto stile të shpejta janë shembuj të përkryer për modele të bukura dhe të thjeshta natyrale të flokëve:

Mbledhja e çrregullt

Për këtë model modern i ndani flokët në majë të kokës dhe e bëni një mbledhje të çrregullt. Aplikoni spërkatës për flokë në mënyrë që ta shtrëngoni.

Image

 

Mbledhja e çrregullt e ulët

Ky është versioni më i lehtë i mbledhjes klasike të flokëve. Aplikoni shkumë për flokë në rrënjë dhe i thani flokët me kokën poshtë për ta arritur vëllimin shtesë. I lëshoni flokët dhe i lidhni në një bisht të ulët. Shkuma do t’i mbrojë flokët tuaj nga tharja me tharëse dhe do t’u ofrojë vëllim natyral. Pas kësaj vetëm i mbështillni flokët rreth rrënjës së bishtit dhe i shtrëngoni me një kapëse.

Image

 

Bishti i ulët me vëllim  

Flokët i lidhni në bisht, e më pas i ngrini disa pjesë të flokëve mbi gomën për flokë. Kështu flokëve do t’u jepni vëllim, ndërsa stilin do ta bëni natyral. Trajtojeni bishtin me spërkatës për flokë për një dukje të shkëlqyeshme përfundimtare.

Image

 

(Kosova Sot)