Ky detaj i modës është i obligueshëm për këtë vit: E shndërron çdo grua në një zonjë të vërtetë

  • 26 May 2016 - 08:07
Ky detaj i modës është i obligueshëm për këtë vit: E shndërron çdo grua në një zonjë të vërtetë

Ky detaj u pëlqen edhe meshkujve, kur e shohin te femrat

Pa marrë parasysh sa mund të ndryshojnë trendët, duke iu afruar kufijve të androgjinisë, një gjë u bën ballë me sukses të gjitha ndryshimeve të stilit: kapela e zonjave! Ky është aksesori i vetëm, i cili për një sekondë mund t'ua 'zbutë' çdo veshje që mund ta keni zgjedhur. Bile edhe nëse nuk jeni përfaqësuese e veshjes vajzërore, është rendi që ta keni bë paktën një kapele, raporton Gazeta Kosova Sot

NË VEND TË STAJLINGUT Sa e madhe është me të vërtetë një kapelë e madhe? A e dini çka? Harrojeni këtë pyetje! Standardet e rëndomta nuk vlejnë, kur bëhet fjalë për kapelat. Streha mund të jetë e gjerë sa të doni. Mos harroni se, sa më i madh të jetë diametri i kapelës, aq më i madh është edhe misteri i saj. Në këtë rast, çdo gjë ka të bëjë me qëndrimin. Drejtojeni shpinën, kokën lart, le t'ju shihen vetëm buzët... Mos keni frikë, nuk ngjani me një kërpudhë!

SAFARI URBAN Edhe pse janë tepër të preferuara, kapelat nuk janë të rezervuara vetëm për udhë- time. Sa herë që t'ju duhet pak argëtim dhe eksitim në qytetin tuaj, vendoseni një kapelë dhe shtiruni kinse jeni nisur në një safari urban. Përcaktohuni për modelet e forta, si të kaubojve, e në vend të kashtës, përcaktohuni për lëkurë, apo imitim të lëkurës. Një kapelë të tillë mund ta kombinoni me një palltë të preferuar, apo me një fustan të lehtë veror dhe, dilni për "gjah". Nuk ka lidhje se, në fakt, do të shkoni vetëm deri në vetëshërbim.

ME POROSI A jeni mërzitur nga sinjalet e përziera? Ndonjëherë ju vjen që ndjenjat tuaja t'i shkruani në ballë? Nuk jeni aq larg kësaj... Disenjatorët i kuptojnë të gjitha dëshirat tona, prandaj kanë përgatitur një aksesor të preferuar veror me porosi. Vendoseni kapelën në kokë, derisa në të shkruan mu ajo që doni ta thoni. Kaq gjeniale, saqë pyetemi si nuk na kishte rënë ndërmend më parë.  

(Kosova Sot)