Recetat, që heqin skuqjet, inflamacionet në fytyrë, njollat e rrudhat

  • 26 May 2016 - 12:05
Recetat, që heqin skuqjet, inflamacionet në fytyrë, njollat e rrudhat

Çehrja e pastër dhe me shkëlqim është ëndërr e paarritur e shumë femrave. Jorrallëherë, një femër me çehre të tillë mund të konsiderohet me shumë fat, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Armiqtë kryesorë të tenit të bukur janë:

– Ushqimi i yndyrshëm

– Shumë alkool

– Konsumimi i tepërt i duhanit

– Lodhja

– Rrezitja e tepërt

Duhet ditur se kushti i parë për çehre të mirë është të ndiheni mirë. Ngjyra e tenit nuk mund të ndryshohet, por gjithsesi se mund të ndikojë në mënyrën e jetës, ushqimin dhe higjienën. E, bimët janë ato, që mund të ndihmojnë shumë, sidomos receta për ndihmë emergjente.

Mbushës për çehre të mrekullueshme – receta

Përbërësit:

– 1 çikë lëpushë

– 1 çikë gjethe dhe lule të dredhëzave

– 1 çikë trëndafila të kuq

– 1 çikë sherbelë

– 1 çikë anis

– 1 çikë livandë

– 1 çikë borzilok

Përgatitja:

Përbërësit e përmendur i vendosni në një litër ujë të ngrohtë dhe i lini të mbuluar për 20 minuta, më pas procedoni. Pini këtë çaj 3-4 herë në ditë nga 2-3 dl. Ky çaj ndikon në gjithë organizmin.

Image

 

Fshehtësitë e çajit për çehre të bukur:

Lëpusha është bimë freskuese që ndikon, si në brendësi të organizmit, e po ashtu edhe në pjesën e jashtme të tij. Nxit sekretimin e lëngjeve dhe ndikon si detoksues përmes lëkurës dhe sistemit urinar.

 

Image

 

Çaji nga dredhëzat nxit sekretimin e lëngjeve dhe ndikon si shtrëngues për lëkurën. Ndikon te shumë lloje të sëmundjeve të brendshme, si tretja jo e mirë, sëmundjet e mëlçisë, gihti dhe sëmundjet e veshkave.

 

Image

 

Rolin më të fortë në këtë recetë e ka trëndafili i kuq. Trupin e sjell në ekuilibër, përmirëson tretjen. Në përdorim të jashtëm është e preferuar në industrinë e kozmetikës, por edhe te mjekësia popullore. Përdoret te të thatit, sëmundjet e syve apo problemet me gjak. Në fakt, trëndafili i kuq është mënyra më e lehtë për ta arritur një çehre ezmere. Qetëson lëkurën, i dhuron lagështi. Ndikon kundër akneve, përmban efekte antioksiduese, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

 

Image

 

Sherbela është e pasur me antioksidues, të cilët pakësojnë shenjat e plakjes,si njollat dhe rrudhat. Është e pasur me vitamina A, që më së miri e mbrojnë lëkurën, duke i ndihmuar në rigjenerimin e saj.

 

Image

 

Bima Anis përmban anetol, i cili ndikon mirë kundër ngërçeve, tensionimet, problemeve në tretje dhe detokson organizmin. Lëkurës i dhuron dukje të shëndetshme. Në përdorim të jashtëm, kjo bimë largon njollat, aknet dhe shëron lëkurën e dëmtuar. Ndikon po ashtu të arrini një lëkurë me shkëlqim dhe të butë.

 

Image

 

Pos trëndafilit, livanda po ashtu është përbërës i rëndësishëm i çajit. Përmban përbërës antiseptik dhe kundër kërpudhave. Vaji i livandës përdoret në shërimin e sëmundjeve të lëkurës, aknet, psoriazën, inflamacionet. Është e mirë për plagët, të ënjturat, irritimet, si pasojë e diellit dhe ndihmon në largimin e vragave.

 

Image

 

Borziloku ndikon në detoksimin e organizmit, në shumë mënyra: Shton djersitjen dhe liron organizmin prej substancave të dëmshme, ndikon në përmirësimin e punës së veshkave, detokson zorrët, parandalon gazrat dhe zhvillimin e baktereve.

 

Image

 

(Kosova Sot)