Kështu mund t’i zgjeroni këpucët e ngushta

  • 28 May 2016 - 08:37
Kështu mund t’i zgjeroni këpucët e ngushta

Me siguri secila prej jush së paku një herë ka hasur në problemin e këpucëve të ngushta. Kjo ndodh zakonisht me këpucët e reja, të cilat duhet ende që të “shkelen”. Nëse bëhet fjalë për këpucë nga materialet e tjera, në vend të lëkurës, mos u zhgënjeni. Ekziston zgjidhja edhe për këtë problem, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Atë që duhet ta bëni lexojeni në vijim:

I merrni dy qese plastike, të cilat mund të mbyllen. Një të katërtat e tyre i mbushni me ujë. I vendosni në këpucë, e këpucët në pjesën për ngrirje të frigoriferit. Kur të ngrihet uji, i nxirrni këpucët nga frigoriferi, e më pas e lini akullin që të shkrihet. I nxirrni qeset dhe këpucët i thani me tharëse flokësh. Kjo mënyrë është e shkëlqyer për këpucë nga lëkura dhe mund t’i zgjerojë ato për një numër të tërë. Mund të aplikohet edhe në lëkurë artificiale, por duhet ta dini se ajo e ka tendencën e kthimit, kështu që, sipas të gjitha gjasave, procedurën duhet ta përsëritni pas një kohe të caktuar. 

(Kosova Sot)