Këta do të jenë trendët kryesorë të bukurisë së verës

  • 28 May 2016 - 15:52
Këta do të jenë trendët kryesorë të bukurisë së verës

Pranvera është një stinë, në të cilën me kënaqësi i provojmë trendët e rinj dhe planifikojmë se çfarë do të bartim gjatë muajve të verës. Ekspertët e bukurisë tashmë rekomandojnë disa nga trendët kryesorë në botën e bukurisë dhe parashikojnë se na pret një sezon interesant. Në vijim, zgjidheni favoritin tuaj në mesin e trendëve të ardhshëm verorë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Rrënjët e ngjyrosura të flokëve

Trendi kryesor pranveror, kur bëhet fjalë për flokët, do të vazhdojë të dominojë edhe gjatë verës. Nëse nuk keni mjaftueshëm guxim që rrënjët e flokëve tuaj t'i ngjyrosni me ndonjë ngjyrë pastele, atëherë zgjidhni nuanca tokësore ose të gjitha nuancat e së kaltrës.

Image

 

Flokët e kuq

Nëse gjithmonë e keni pyetur veten se si do të dukeshit me flokë të kuq, tani është koha e duhur për ta kuptuar! Spektri i nuancave është i madh dhe mund të zgjidhni mes toneve të ngjyrës së dredhëzës deri te të gjitha ngjyrat, që shkojnë në drejtim të së portokalltës. Ditët verore janë të përshtatshme për ngjyrosje të flokëve me ndonjë nuancë më të ndritshme, por duhet ta dini se ngjyra e kuqe kërkon shumë mirëmbajtje.

Image

 

Lëkura e shkëlqyer

Ngjyra e lëkurës me efekt pa shkëlqim nuk është më në modë - kësaj vere lëkura juaj duhet që të shkëlqejë! Mos kurseni në përdorim të theksuesit dhe me ndihmën e brushës së përshtatshme i theksoni pjesët mbi ashtin e mollëzës, hundën dhe ballin. Në këtë mënyrë fytyrës suaj do t’i dhuroni një formë të përcaktuar, pa përdorim të shumë produkteve të grimit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

 

Image

 

Buzët me ngjyrë roze

Dëshironi ta dini se çfarë grimi do të përshtatet më së miri me lëkurë të shkëlqyer të fytyrës? Përgjigjja është – buzë me ngjyrë roze pa shkëlqim! Ato më së miri do të vijnë në shprehje me pak theksues në fytyrë, maskarë në sy dhe flokë kaçurrelë. Do të jeni e gatshme për secilin aheng veror!

Image

 

Balluket e gjata e të drejta

Edhe pse në periudhën e mëparshme kaçurrelat dhe valët në flokë kanë qenë hit i madh, në skenë po dalin flokët e drejtë, me theks në balluket e gjata, të cilat gati i kalojnë edhe vetullat. Nëse temperaturat janë shumë të larta, mos u brengosni, vetëm i kapni me kapëse ose i ngrini lart dhe i siguroni me shirit për flokë. 

Image

 

(Kosova Sot)