Përdoreni maskarën si Kylie Jenner!

  • 29 May 2016 - 08:38
Përdoreni maskarën si Kylie Jenner!

Përveç buzëve të famshme të saj, Kylie ka edhe sy shumë të bukur të grimuar gjithmonë në mënyrë të shkëlqyeshme. Kemi zbuluar se si e përdorë ajo maskarën për ta arritur efektin e përkryer, e këtë mund ta bëni tani edhe ju. Kur e aplikoni maskarën në qerpikë me siguri më e keqja që mund t’ju ndodhë është që të bëni njolla, e ato menjëherë ngutemi që t’i heqim, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Por sipas artistet së grimit Joyse Bonelli, e cila zbukuron shumë personalitete të shquara, pra edhe Kylie Jenner-in, nuk duhet ta bëjmë një gjë të tillë. Qëllimi është që kur ta aplikojmë maskarën, me qëllim të kalojmë edhe në zonën nën qerpikë, në kapakun e poshtëm. Më pas, tepricën që ka arritur në zonën nën sy, e heqim me ndihmën e shkopit për vesh dhe me pak ujë mineral. Pjesën menjëherë nën qerpikë, me shkop të tharëm e trajtojmë edhe pak, në mënyrë që ngjyra të jetë më e hirtë sesa e zeza, për ta arritur një efekt të tymosur.

Pra, herën e ardhshme kur të aplikoni maskarë nuk do të zemëroheni nëse njolloseni, por atë do ta përdorni në mënyrën më të mirë të mundur. Kjo është një këshillë e thjeshtë dhe e dobishme, e besojmë se mezi prisni që ta provoni! 

(Kosova Sot)