Këshillë për kamuflim të ngjyrës origjinale të flokëve

  • 30 May 2016 - 10:09
Këshillë për kamuflim të ngjyrës origjinale të flokëve

Vetëm dy javë pas ngjyrosjes paraqitet ngjyra natyrale e flokëve tuaj, që bëhet gjithnjë e më e dukshme deri te shkuarja e ardhshme te floktari, por është e mundur që ajo të kamuflohet me diçka, që tashmë e keni në shtëpi, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ngjyra e ndritshme e flokëve

Nëse flokët i keni të ngjyrosur me ndonjë nuancë më të errët sesa ngjyra juaj natyrale, atëherë ndihmon hija për sy që është e ngjashme me ngjyrën natyrale të flokëve tuaj. Aplikojeni me brushë të gjerë në flokët e dalë dhe përkohësisht nuk do të vërehen aq shumë.

Ngjyra e errët e flokëve

Nëse i keni ngjyrosur flokët me ndonjë nuancë më të ndritshme sesa ngjyra juaj natyrale, atëherë përdorni shampon për pastrim të tharë ose pudër për fëmijë. Njërin nga këto produkte e qitni në pjesët e dala të flokëve dhe e fërkoni me gishtërinj ose me brushë të gjerë. Më pas e formoni një model të flokëve sipas dëshirës.

Në dyqane ka edhe preparate të veçanta për mbulim të flokëve të dalë, ndërsa u ngjajnë maskarave për qerpikë. Prodhohen në shumë ngjyra, ndërsa mbulojnë ngjyrën e flokëve të dalë deri në larjen e ardhshme të flokëve. Përndryshe, nëse dëshironi që ngjyra në flokë të qëndrojë më gjatë, shmangeni larjen e flokëve me ujë të ngrohtë, sepse sa më i ftohtë që të jetë, aq më i mirë është për qëndrueshmëri të ngjyrës. Disa ditë para ngjyrosjes mos  i lani flokët, sepse vajrat natyrale brenda qimeve ndihmojnë që ngjyra të ngjitet më mirë. Gjithashtu, mos i lani flokët edhe disa ditë pas ngjyrosjes.

(Kosova Sot)