Si të mbathni këpucë të larta pa pësuar dhimbje?

  • 30 May 2016 - 13:23
Si të mbathni këpucë të larta pa pësuar dhimbje?

Thuhet se femra për hir të bukurisë dhe elegancës duhet t’i shtrëngojë pak dhëmbët dhe të durojë. Me këtë mund të mos pajtohen të gjithë, e ndoshta edhe vetë e keni përjetuar, kur këpucët tuaja të preferuara ju kanë shkaktuar dhimbje ose kallo. Me siguri e dini që jastëkët e vegjël nga silikoni për këpucë me taka ta larta  ndihmojnë shumë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Të bërë nga xheli i silikonit, vendosen në pjesën e parme të këpucën, në mënyrë që këmba të mos rrëshqasë përpara dhe për ta shmangur dhimbjen dhe formimin e kallove. Gjithashtu mund t’i spërkatni këmbët me shampon të tharë për të mos rrëshqitur, por ne ju propozojmë diçka tjetër. 

Bëhet fjalë për një procedurë, për të cilën keni nevojë për leukoplast ose shirit ngjitës mjekësor. I bashkoni gishtin e tretë dhe të katërt (nëse numëroni nga gishti i madh) me leukoplast ose shirit ngjitës mjekësor dhe jeni e gatshme për dalje. Kjo mënyrë bazohet në një teori mjekësore – mes dy gishtave të përmendur gjendet një nerv, që shkakton dhimbje në këmbë. Kur gishtërinjtë ngjiten, presioni është më i ulët në atë nerv dhe kjo rezulton me ecje më të lehtë me taka të larta. Natyrisht, këtë mos e bëni, nëse keni këpucë të hapura dhe gjithashtu mos i ngjitni tepër shtrëngueshëm gishtërinjtë.

(Kosova Sot)