Stili veror i flokëve – ala Harry Potter

  • 31 May 2016 - 13:28
Stili veror i flokëve – ala Harry Potter

Nëse ndonjëherë keni dashur që të keni flokë të përkryer, ky stil i yjeve është si i bërë për ju

Për t’i rregulluar kështu flokët, ju nevojiten vetëm pesë minuta dhe, ajo që është edhe më mirë, një stil i tillë frymëzimin e ka nga “Hogwarts”.

Kristin Ess, magjistarja që qëndron prapa këtij stili, na jep këshilla hap pas hapi – e tëra për çka keni nevojë, janë ca gjilpëra flokësh, ca kapëse, forma të ndryshme të stofit me yje dhe ca ngjitës qerpikësh, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Veproni sipas këtyre hapave të lehtë:

1.    Fiksojeni prapa një pjesë të flokëve, me anë të gjilpërave të flokëve.

2.    Përdorni kapëset për ta zgjedhur një yll, e më pas ngjiteni atë në njërën anë.

3.    Me kapëset në dorë, vendoseni yllin në pjesën e flokëve që i keni lidhur prapa.

4.    Përsëriteni këtë me yje të madhësive dhe formave të ndryshme, derisa ta mbuloni në tërësi njërën pjesë të flokëve. 

(Kosova Sot)