Trendët e ngjyrave të flokëve për verën 2016

  • 31 May 2016 - 19:38
Trendët e ngjyrave të flokëve për verën 2016

Vera e këtij viti pritet të sjellë trendë të ndryshëm në rutinën e bukurisë dhe si rrjedhojë shumica e femrave do t’ia dalin ta gjejnë veten. E, nëse edhe ju keni qenë në kërkim të një ngjyre të flokëve që ju përshtatet dhe që është sensacion i kësaj vere, atëherë më poshtë mund të inspiroheni nga yjet, që veçse kanë përqafuar trendët e rinj, raporotn Gazeta Kosova Sot

Bionde platini 

Ngjyra bionde platini është njëra nga ngjyrat që pritet të shihet më së shumti gjatë kësaj vere. Natyrisht, nuancën e ndezur të platinit mund ta thyeni me nuanca të argjendta ose të arta, siç ka vepruar edhe aktorja joshëse, Jennifer Lawrence.

 

Image

 

Ngjyra e zezë mat

Nëse dëshironi t’i ‘thyeni rregullat’, atëherë provoni ngjyrën e zezë mat në flokët tuaj. Përkundër faktit që janë me ngjyrë mat, flokët me këtë ngjyrë shkëlqejnë kur ledhatohen nga rrezet e diellit. Për më tepër, ngjyrosja e flokëve me këtë ngjyrë kërkon më pak punë, nëse veçse keni flokë me ngjyrë të errët.

Image

 

Ngjyra e kuqërremtë

Siç e ka dëshmuar edhe stilistja e famshme e flokëve, Nikki Lee, me ngjyrën e flokëve të aplikuar në flokët e  Emma Roberts, ngjyra e kuqërremtë e çeltë është një alternativë shumë e përshtatshme për brunet, të cilat dëshirojnë të kenë ngjyrë më të çeltë të flokëve, mirëpo nuk duan të shndërrohen në bionde.

Image

 

Biondet me rrënjë më të mbyllëta

Përveç ngjyrës bionde platini me nuanca të ngjyrës së artë dhe të argjendtë, një tjetër nuancë që pritet të jetë trend i fuqishëm gjatë kësaj vere është ngjyra bionde, që është më e mbylltë në pjesën e rrënjëve. Për më tepër, kjo ngjyrë u përshtatet të gjitha femrave, pa marrë parasysh nuancat e ngjyrës së lëkurës.

Image

 

Theksimet pa shumë kontrast

Nëse keni flokë me ngjyrë të errët dhe dëshironi ta bëni një ndryshim të vogël në dukjen e tyre, pa e tepruar, atëherë provojeni teknikën e theksimit të flokëve pa krijuar shumë kontrast, duke ndjekur shembullin e Selena Gomez-it. Ajo ka theksuar një pjesë të flokëve, duke i ngjyrosur me nuanca pak më të çelëta, duke krijuar kështu iluzionin e flokëve të ledhatuar nga dielli.

Image

 

Ngjyra bezhe

Ngjyra bezhe tash e disa vjet është trend në veshmbathje, andaj ka qenë çështje kohë fillimi i aplikimit të saj në flokë. Duket sikur ai moment ka ardhur, pasi gjatë kësaj vere pritet të shihen shumë femra me flokë ngjyrë bezhe.

Image

 

Ngjyra e re ‘Ombré’

Stili i ri ‘Ombré’ për këtë verë nuk është se dallon shumë nga ai tradicional, vetëm se kësaj radhe, siç mund të vërehet edhe nga flokët e Kim Kardashian-it, kemi të bëjmë me një kontrast më të vogël të ngjyrave, ndërsa ngjyrat më të errëta janë ruajtur për pjesën e flokëve përreth fytyrës. 

 

Image

 

(Kosova Sot)