5 mënyrat më të mira për ta mbrojtur ngjyrën e flokëve gjatë verës

  • 26 June 2016 - 08:52
5 mënyrat më të mira për ta mbrojtur ngjyrën e flokëve gjatë verës

Nuk ka asgjë më të mirë se dalja nga salloni me flokë sapo të ngjyrosur e të rregulluar. Por, mbajtja e ngjyrës dhe shkëlqimit nuk është e lehtë, sidomos gjatë ditëve verore kur dielli, së bashku me klorin nga pishina dhe kripën e detit ndikojnë në humbjen e ngjyrës së lëkurës. Për fat të mirë, ekzistojnë disa mënyra që ndihmojnë që ngjyra e flokëve të duket mirë, përkundër faktorëve të ndryshëm verorë,raporotn Gazeta Kosova Sot

. 1. HIDRATIMI ËSHTË MË I RËNDËSISHMI Flokët e tharë e humbin më shpejtë ngjyrën, sesa flokët që janë të hidratuar mirë. Për këtë arsye është e rëndësishme që sa më pak ta përdorni tharësen për flokë, drejtimin dhe dredhjen e flokëve, përkatë- sisht ta reduktoni secilin stilizim që përfshin ngrohtësinë. Përdorni produkte për hidratim, siç janë maskat e ndryshme. Një herë në javë mjafton për ta kthyer shkëlqimin dhe për ta mbajtur ngjyrën e flokëve të freskët.

2. UJI ME TË CILIN I LANI FLOKËT Ndoshta nuk besoni, por uji me të cilin i shpëlani dhe lagni flokët është gjithashtu shumë i rëndë- sishëm nëse dëshironi që ta ruani ngjyrën e flokëve gjatë tërë verës. Më së miri është që flokët t'i lani me ujë të ftohtë ose të vakët. Gjithashtu, mund të blini edhe filtra të ndryshëm për dush që i ndalin të gjitha materiet e dëmshme në ujë që ndikojnë në zbehje të ngjyrës.

3. MBROJINI FLOKËT NGA RREZET E DËMSHME ULTRAVIOLETE Kur jeni jashtë pa mbrojtje, rrezikoni zbehjen e ngjyrës së flokëve. Kur dielli bie në kontakt me ngjyrën në flokë, vjen deri te procesi i oksidimit, e ai ndikon në humbjen e ngjyrës. Përdorni preparate për mbrojtje të flokëve dhe gjithsesi mbani kapela, të cilat janë të popullarizuara këtë verë si aksesorë të modës.

4. BALSAMET QË MBAJNË NGJYRËN Shamponët që shërbejnë për përtëritje të flokëve përmbajnë ose ekstrakte të bimëve ose ngjyrë të vërtetë për plotësim të secilës pjesë të flokëve të dëmtuar. Por, duhet t'i shmangni sepse janë tepër të fortë, sidomos gjatë verës për shkak të ndikimit të diellit. Në vend të tyre, përdorni balsame për flokë që kthejnë ngjyrën ose maska, në këtë mënyrë flokët do të duken natyralë dhe të butë.

5. FSHIHNI RRËNJËT E FLOKËVE Nëse megjithatë ju zbehen flokët, mund t'i kamufloni rrënjët e tyre, së paku përkohësisht. Ekzistojnë shumë mënyra për ta bërë këtë, prej përdorimit të preparateve të veçanta për këtë qëllim, deri te mënyra me përdorim të hijeve për sy. Në anën tjetër, verës mund të mbani kapela, shami, ndërsa flokët do t'ju mbeten të mbrojtur. 

(Kosova Sot)