Llaku për thonj si pasqyrë

  • 27 June 2016 - 08:13
Llaku për thonj si pasqyrë

'Instagram'-i është bërë rrjet social, në të cilin risitë nga bota e bukurisë paraqiten më së pari, e kjo vlen edhe për produktin e ri për thonj,raporotn Gazeta Kosova Sot

Bëhet fjalë për pluhurin që secilin llak e shndërron në version të pasqyrës. Ky produkt i ri për herë të parë është paraqitur në tregun lindor, përkatësisht në Kinë dhe Japoni, ndërsa në botë është përhapur shpejtë, për shkak të mënyrës së thjeshtë me të cilën mund të bëhen thonj me reflektim pasqyror me ngjyrë të artë, argjendtë ose ndonjë ngjyrë tjetër.

Edhe pse bëhet fjalë për një risi, tashmë mund të porositet në uebsajtin 'AliExpress' (vetë e kërkoni me fjalët 'chrome powder') ndërsa në dyqanet e tjera të internetit është goxha i shtrenjtë. 

(Kosova Sot)