Zgjidhja më e mirë për ndalim të hyrjeve të qimeve në lëkurë

  • 27 June 2016 - 08:16
Zgjidhja më e mirë për ndalim të hyrjeve të qimeve në lëkurë

Nganjëherë na duket sikur qimet e rritura përbrenda paraqiten në kohën më të papërshtatshme, atëherë kur duhet të dalim me bikini. Natyrisht, kjo ndodh për shkak të depilimit më themelor të cilin verës shumë shpesh e bëjmë duke u ngutur, por edhe për shkak të disa faktorëve të tjerë.

Disa thonë se qimet e rritura më shpesh paraqiten te femrat që bëjnë depilim me aparate dhe me dyllë, por kjo nuk është një dukuri e pazakontë edhe për ato që përdorin briskun për rroje. Këtë problem më së miri është që ta zgjidhni me depilim më të kujdesshëm dhe me përgatitje edhe më të kujdesshme të trupit. - Para secilit depilim, në pjesën e trupit ku do t'i hiqni qimet gjithsesi e bëni një piling të mirë për t'i mënjanuar qelizat e vdekura të lëkurës dhe të t'i "liruar" qimet. - Lëkurën për çdo ditë e lyeni me krem hidratues në mënyrë të që mos jetë e tharë dhe e vrazhdë. - Hidhni të gjitha brisqet dhe gjithmonë përdorni produkte të reja e të mprehta. - Pas depilimit me aparat dhe dyllë, lëkurën trajtojeni me losione qetësuese dhe me aloe verë. Çfarë të bëhet, nëse megjithatë paraqitet qimja e rritur përbrenda? Më së miri do të ishte që të shkoni te një eksperte e kozmetikës, por nëse vendosni që ta nxirrni vetë, pajisuni me veglën e duhur.

Piskatorja që do ta përdorni duhet të jetë e pastër dhe e mprehtë, e para dhe pas trajtimit lëkurën duhet ta pastroni me alkool ose ndonjë mjet tjetër kundër baktereve.  

(Kosova Sot)