"Pamja e lagët": ky është stili më i kërkuar i flokëve këtë verë

  • 28 June 2016 - 08:21

Qëllimi është që flokët t'ju duken sikur sapo keni dalë nga uji Këtë verë në modë është stili i flokëve që duken sapo të dala nga uji. Flokët, në fakt, nuk janë të lagëta, por ashtu duken. Ja disa këshilla për këtë stil të flokëve,raporotn Gazeta Kosova Sot 

• Ky stil është më ideali për argëtim gjatë natës - evitojeni atë në vendin e punës dhe gjatë ditës, meqë mund të bëjë që flokët tuaja të duken të ndyta.

• Barteni me rroba të thjeshta dhe elegante - mos e kombinoni me rroba me dizajnë të ndryshëm, e as me ngjyra intensive. Rrobat e thjeshta do ta plotësojnë në mënyrë ideale këtë stil të thjeshtë të flokëve, duke ua theksuar fytyrën.

• Edhe grimin duhet ta keni të thjeshtë, pa shumë ngjyra - nëse megjithatë doni të përdorni ngjyra, atëherë përdorni ato vetëm në një vend, në buzë apo sy. Jua preferojmë "smokey eyes" të lehtë.

• Theksoni edhe faqet - meqë flokët i keni prapa, fytyrën e keni të hapur dhe në plan të parë, për këtë shkak më së shumti rëndësi ka theksimi i faqeve, të cilat e rrumbullakësojnë fytyrën.

• Lagni flokët, e për ta ruajtur pamjen e lagët, vendosni xhelatinë, a dyllë, por jo duke e tepruar. 

(Kosova Sot)