Zonja, a e përdorni si duhet "beauty blender"-in?

  • 30 June 2016 - 10:36
Zonja, a e përdorni si duhet

Një numër i madh i femrave thjesht janë të preokupuara me 'beauty blender'. Bëhet fjalë për një sfungjer të vogël, për vënien sa më të mirë të kremit, apo pudrës ",raporton Gazeta Kosova Sot

BEAUTY BLENDER" ËSHTË I PËRKRYER, MEQË... 1) Baza kozmetike duket e përkryer deri në atë masë, saqë vetëm të rrallët do të vërejnë se keni vënë grim. Nëse i pyetni ekspertët, sekreti i grimit të mirë qëndron te fakti që ai të mos vërehet. 2) Lehtëson vënien e pudrës në vendet ku vështirë arrihet, sikur që është hapësira rreth hundës, apo nën sy. 3) Mund ta përdorni për të gjitha llojet e bazave, nga korrektori, pudra, bojëkuqi, bronzuesi, e deri te kremi juaj. S

I TË PËRDORET? HAPI I PARË Zhyteni në ujë, e më pas shtrydheni. Nëse nuk e bëni këtë, atëherë shumica e pudrës do të humbë brenda shpuzës. Nëse më parë e zhytni në ujë, atëherë pudra do të ngelet në sipërfaqe, e gatshme që të vendoset në fytyrë.

HAPI I DYTË Pudrën vendoseni në pjesën më të trashë të shpuzës, apo në dorë.

HAPI I TRETË Vendoseni pudrën në fytyrë me prekje të lehta. Bëjeni këtë në tërë fytyrën, në mënyrë që në mënyrë unike ta shpërndani pudrën, për të arritur një ten pa të meta, i cili do të duket i natyrshëm.

HAPI I KATËRT Pjesën më të ngushtë të "blenderit" përdoreni për vënien e korrektorit në hapësirën nën sy. Derisa e vendosni korrektorin, përdoreni teknikën e njëjtë. Kurrë mos e tërhiqni "blenderin" nëpër fytyrë.

HAPI I PESTË Në mënyrë që ta mbani pamjen natyrore, me teknikën e njëjtë vendoseni edhe bronzuesin dhe bojëkuqin.

HAPI I GJASHTË "Beauty blenderin" duhet ta lani pas çdo përdorimi, duke përdorur aparatin për pastrim të brushave, apo sapunin e thjeshtë. Shpëlajeni me ujë të nxehtë. 

(Kosova Sot)