Ja çfarë duhet të bëni nëse e urreni gjatësinë e flokëve tuaj

  • 30 June 2016 - 14:41
Ja çfarë duhet të bëni nëse e urreni gjatësinë e flokëve tuaj

Një ndër gjërat më të pakëndshme që mund t’i ndodhë një femre është t’i shkurtojë flokët dhe më pas të ndihet e dëshpëruar me ndryshimin. Si rrjedhojë, të gjitha femrat duhet të ‘zbulojnë’ diçka, në mënyrë që të mos mbesin të zhgënjyera me dukjen e tyre dhe të mos ecin kokulur si pasojë e mungesës së vetëbesimit. Natyrisht, të gjitha femrat e pakënaqura me ndryshimin e gjatësisë së flokëve mund të presin, pasi që koha shëron plagët, e në këtë rast ndikon në rritjen e flokëve. Mirëpo, për t’ua shtuar vetëbesimin në periudhën derisa t’ju rriten flokët në gjatësinë e dëshiruar, ne më poshtë i kemi renditur disa këshilla, të cilat, nëse i ndiqni, do t’ju ndihmojnë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

1. Përdorni aksesorë!

Aksesorët e flokëve janë ‘shpëtimtarët’ më të mëdhenj sa herë që jeni të pakënaqura me prerjen e flokëve. Për më tepër, në botën moderne ekzistojnë aq shumë aksesorë flokësh, saqë është pothuajse e pamundur të mos gjeni një që iu përshtatet. Me kalimin e kohës, aksesorët do të bëhen pjesë përcjellëse e dukjes suaj dhe askush nuk do ta kuptojë që ju jeni duke fshehur stilin tuaj të ri.

Image

 

2. Ngjyrosja

Nganjëherë, ngjyrosja e flokëve u shton jetë e u jep gjallëri flokëve! Nganjëherë, ngjyra mund ta transformojë një stil të keq flokësh në një stil të përkryer. Për shembull, nëse nuk iu pëlqen stili i flokëve ‘bobby’, të cilin sapo e keni krijuar, mund të provoni me eksperimentimin e ngjyrave. Për më tepër, ngjyrat nuk janë si prerja e flokëve, pra në momentin që ngopeni me to mund t’i ndryshoni.

Image

 

3. Zgjatjet e flokëve

Nëse keni flokë të shkurtër dhe nuk iu pëlqen dukja juaj e re, atëherë shpëtimin duhet ta kërkoni te zgjatjet e flokëve. Nëse keni kohë dhe para, preferohet që ngjitja e zgjatjeve të flokëve të bëhet në mënyrë profesionale, tek stilisti, në të kundërtën një gjë të tillë mund ta bëni edhe vetë, në shtëpi.

Image

 

4. Bishtalecat

Nuk ka asnjë gjatësi flokësh që nuk mund të rregullohet nga një bishtalec. Ju mund të krijoni bishtalec edhe nëse flokët tuaj janë të shkurtë, andaj mundohuni të jeni sa më kreativ, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

 

Image

 

5. Provojeni një ndarje të re flokësh!

Nganjëherë një ndarje flokësh mund t’ju ofrojë dukjen që ju e dëshironi, pasi që ndikon në transformimin e formës së fytyrës. Gjithashtu, flokët tuaj fitojnë më shumë volum, nëse ju arrini ta gjeni ndarjen e përshtatshme të flokëve. Andaj, varësisht nga preferencat tuaja dhe nga gjatësia e flokëve, ju mund t’i ndani flokët në mes apo thjeshtë t’i ktheni anash.

Image

 

6. Provojeni gamën e gjerë të produkteve!

Përdorimi i produkteve të ndryshme të flokëve, mund të mos jenë gjithmonë shpëtimtarë, mirëpo ia vlen të përdoren. Kushedi, ndoshta një llak i thjeshtë flokësh do të ndikon shumë pozitivisht në dukjen tuaj, saqë stili i urryer mund të shndërrohet në stilin tuaj të preferuar.

Image

 

7. Përdorni mjetet e ndryshme për stilizim!

Nëse jeni duke bërë përpjekje që të bini në dashuri me stilin tuaj të ri, atëherë mund të provoni mjete të ndryshme për stilizim flokësh. Të paktën, ju me siguri do ta gjeni një stil flokësh, që do t’ju përshtatet për periudhën sa jeni duke pritur që flokët tuaj të rriten. 

Image

 

(Kosova Sot)