Preparatet shtëpiake për trajtimin dhe parandalimin e flokëve të çara

  • 23 July 2016 - 09:03
Preparatet shtëpiake për trajtimin dhe parandalimin e flokëve të çara

Flokët tanë janë tepër delikatë dhe lehtë mund të dëmtohen, sidomos nëse i ngjyrosim shpesh dhe nëse i terim me tharëse elektrike

Ka shumë faktorë, të cilët mund t’i dëmtojnë flokët tanë, si: tharja e flokëve me tharëse, ekspozimi në diell, ndaj ujit të detit, ngjyrosja tepër e shpeshtë e flokëve, etj.

Për këtë shkak, do t’ju njoftojmë me disa preparate shtëpiake, të cilat janë tepër efikase për përmirësimin e shëndetit të flokëve dhe për përmirësimin e pamjes së tyre, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Shamponi i bërë nga vezët

Për t’i trajtuar flokët tuaj me këtë preparat të mrekullueshëm natyror, mjafton që të zieni një grusht rozmarinë të freskët në një litër ujë. Kur të ftohet ky ujë, shtojeni një vezë të tundur dhe më pas vazhdoni me larjen e flokëve. Kjo masë përdoret sikur të ishte shampon dhe atë duhet shpëlarë me një sasi të madhe të ujit.

Egg

Trajtimi me krem të papajës

Për këtë krem ju duhet ta qëroni gjysmën e një papaje dhe t’i merrni të gjitha farat. Bëjeni një pure dhe shtojeni gjysmën e një jogurti natyral. Aplikojeni këtë përzierje në flokët tuaj (në të gjithë gjatësinë e flokëve edhe në kokë). Më pas, mbështillni flokët në një peshqir dhe lëreni këtë maskë që të veprojë për 20 minuta, ku më pas i shpëlani flokët me shumë ujë të ftohtë.

Trajtimi me krem të avokados

Përgatitja e këtij kremi për flokë është tepër e thjeshtë. Tërë ajo që ju nevojitet të bëni, është ta merrni gjysmën e avokados dhe ta qëroni atë. Pasi që ta keni qëruar, bëni pure nga mishi i avokados dhe shtoni dy lugë vaj bajamesh. Më pas, aplikojeni këtë substancë në flokët tuaj dhe lëreni që të veprojë për gjysmë ore. Më pas, shpëlani flokët me shumë ujë të ftohtë.

Avocado_Conditioner

Toniku i flokëve që përmban vaj

Ky nuk është një trajtim i vështirë. Ju nevojitet një enë e mbushur me birrë, ku duhet t’i fusni flokët. Lërini që të teren më pas dhe shpërlani me shumë ujë të ftohtë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Këshilla për evitimin e tharjes së flokëve dhe çarjes së flokëve

Shkurtimi i skajeve të flokëve çdo dy muaj është mënyra më e mirë për evitimin e çarjes së majave të flokëve. Por, nëse nuk ju pëlqen kjo ide, atëherë ju mbetet që t’u përmbaheni këtyre këshillave:

-Kur t’i lani flokët, përdoreni një kondicioner të mirë dhe një trajtim të thellë kondicionues një herë në javë. Ky duhet të jetë një trajtim me vaj të nxehtë.

-Kur t’i rregulloni flokët, duke përdorur tharëse, duhet ta përdorni mbrojtësin nga nxehtësia në flokët tuaj, dhe të mundoheni që të mos e përdorni tharësen e flokëve tepër shpesh.

-Kur i keni ngjyrosur flokët dhe kanë filluar t’ju zbardhen rrënjët, atëherë duhet t’i ngjyrosni vetëm rrënjët, e jo tërë flokët.

-Kurrë mos i krihni flokët, derisa janë të lagët. Me qëllim të shprishjes së flokëve të ngatërruar, përdoreni një krehër me dhëmbë të rrallë.

-Kurrë mos i zbardhni flokët.

(Kosova Sot)