Pantallona "hot"

  • 23 July 2016 - 19:12
Pantallona

Gjatë sezoneve të fundit pantallonat e shkurtra janë aq të pëlqyer, saqë ia kanë zënë vendin edhe minifundit, duke u bërë zëvendësim i denjë i tij.
Pantallonat e shkurtra pëlqehen nga shumë femra të njohura, sikur Alessandra Ambrosio, Kate Moss, Siena Miller, Miranda Kerr...

Modelet e gjera dhe të gjata mund t'i bartni edhe në punë, në kombinim me ndonjë bluzë, me këpucë baleti dhe me stoli elegante. Pantallonat e shkurtra, të ngushta, që janë të stolisur me fije dhe me aplikacione të ndryshme, duken të përkryer në kombinimet e mbrëmjes me taka të larta dhe me bluza me dizajn. Është koha që ta gjeni një model të përkryer, nëse ende nuk e keni gjetur, i cili do t'ua lehtësojë përjetimin e këtyre temperaturave të larta verore, duke u dukur në të njëjtën kohë edhe tepër bukur.