Ja grimcueset më të përshtatshme për formën tuaj trupore

  • 24 July 2016 - 19:59
Ja grimcueset më të përshtatshme për formën tuaj trupore

Pa marrë parasysh se a është ora 11:00 apo 16:00, pothuajse të gjithë njerëzit e kanë dëshirën e brendshme që të hanë ushqime të lehta gjatë ditës.

Mirëpo, duket që forma e trupit tuaj luan rol të rëndësishëm në përzgjedhjen e ushqimeve të lehta (grimcueseve), që vendosni t'i hani gjatë ditës, transmeton gazeta Kosova Sot.

Ektomorfet

"Ektomorfet kanë një trup të hollë dhe të gjatë", ka thënë zonja Maston. "Këto femra e kanë të vështirë t'i ndërtojnë muskujt dhe kanë një strukturë më të vogël të eshtrave". Zonja Maston rekomandon që nëse keni trup ektomorf si yjet Victoria Beckham dhe Cameron Diaz, të hani ushqime sa më të pasura: "Në aspektin teorik, një femër me trup ektomorf, duhet të jetë në gjendje të ha gjithçka. Metabolizmi i shpejtë nënkupton që shumë lehtë e tretin ushqimin dhe si rrjedhojë i mbajnë larg kilogramët e tepërt. Andaj, nëse keni trup të tillë, filloni të konsumoni ushqime të lehta, që përmbajnë sasi të madhe të karbohidrateve, proteinave dhe yndyrave. Bëni që ushqimi të jetë burimi kryesor i energjisë suaj dhe kësisoj të mos shtoni në peshë". 

Image
Image

Endomorfet

Në bazë të dietologes australiane, Gabrielle Maston, femrat endomorfe kanë nivel të lartë të yndyrës në trup dhe si rrjedhojë kanë tendencë të humbasin dhe të shtojnë peshë brenda një kohe të shkurtër. Yjet si Kim Kardashian dhe Beyonce e karakterizojnë këtë stil dhe shpeshherë endomorfet janë të mira në ngritjen e peshave ose në sportet që kërkojnë qëndrueshmëri, ndërsa janë më pak të afta për kardio. "Nëse keni tendencë ta mbani peshën tuaj të zakonshme për një kohë të gjatë, konsumimi i shumë ushqimeve të lehta nuk është ide e mirë. Mirëpo, nëse dëshironi të hani ushqime të lehta gjatë ditës, kërkoni ushqime me më pak kalori si perimet, pemët, jogurt dhe drithërat", ka thënë Maston. Studimet gjithashtu tregojnë që femrat endomorfe kanë 'raport të mirë' me dietat me nivel të lartë të yndyrës dhe proteinave, derisa i mbajnë karbohidratet te kontrolluara. Pemët me lëvozhgë të fortë dhe frutat e malit janë ushqime të mira për ta mbajtur nivelin e energjisë. 

Image
Image

Mezomorfet

Forma mezomorfe trupore zakonisht karakterizohet me një formë mesatare trupore, me muskuj më atletikë. "Mezomorfet janë muskulore", ka thënë zonja Maston. Mendoni që ju keni trup të ngjashëm me yjet si Jennifer Aniston dhe Halle Berry. "Femrat me këtë formë trupore kanë shkallë të lartë të metabolizmit dhe kanë nivel të ultë të yndyrës në trup. Përdorni grimcuese me nivel të lartë të proteinës për t'i ushqyer muskujt si puna e jogurtit, vezëve të ziera dhe sallata". Ekspertët gjithashtu pajtohen që një dietë e përzier dhe të balancuar, me 40 për qind që vijnë nga karbohidratet, 30 për qind nga proteinat dhe 30 për qind nga yndyrat. 

Image
Image

 

(Kosova Sot)